Brenda 24 orëve të fundit në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore 230 pacientë.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës 22 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekimit Intensiv Qendror.
“Nga numri i përgjithshëm i rasteve,11 pacientë kanë qenë të aksidentuar në trafik. Janë kryer 2 operacione emergjente në sallat e operacionit dhe 14 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Shneta/