Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

24 orët e bebes tuaj, gjithçka që duhet të dini

Këshilla për shtatzëna 25/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë 24 orëve bebet kalojnë nëpër disa cikluse/periudha, të cilat ndërrohen në mes veti: periudha në të cilat flejnë e pastaj periudha në të cilat janë të zgjuara.

Gjumë i qetë. Gjatë kësaj periudhe bebja e juaj rri e shtrirë qetë, megjithatë kohë pas kohe mund të shqetësohet dhe të dridhet. Mund të jenë prezente lëvizje të thithjes. Në këtë periudhë është shumë rëndë ta zgjoni, kjo nuk është kohë e mirë ta ushqeni ose t’i drejtoheni.

Gjumë aktiv. Në këtë gjendje mund të vëreni se bën lëvizje me trupin dhe fytyrën, lëvizje të thithjes dhe të të qeshurit, ndërsa kapakët e syve kohë pas kohe përpëliten. Në këtë gjendje, bebeja juaj mund të zgjohet lehtë.

Përgjumësi. Në këtë gjendje përgjumësie bebja juaj është pak e hutuar dhe bën lëvizje të ngadalshme (hiqet). Mezi i ngre kapët e syve. Kjo është gjendja që i paraprin zgjuarjes. Pritni që të shihni a do të flejë ende ose do të zgjohet. Që ta zgjoni në këtë periudhë i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë ose të pijë gji.

Zgjuarsia. Në gjendje të zgjuar bebeja juaj bën lëvizje të ndryshme. Sytë e saj janë të hapura, ndërsa shikimi i kthjellët. Lehtë fokusohet në fytyrë, zë ose lëvizje të objekteve dhe është i përgatitur të jetë me ju. Mundohuni t’i flisni qetë, i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë, të pijë gji. Çelsi i suksesit është të mos bëhet asgjë me forcë, por gradualisht, hap pas hapi.

Zgjuarsi aktive. Në këtë gjendje, aktiviteti i fëmijës tuaj është më i madh (bën lëvizje të ndryshme, proteston). Kohë është të mundoheni t’i jepni gji.

Të qarët kur qanë bebja bën grimasa dhe lëvizje të shumta të trupit. Me të qarët bebja tregon se e ka mjaft nga ajo që ia bëni dhe se duhet të ndërpritni ose të provoni me diçka tjetër. Prindërit duhet të mësojnë ta kuptojnë të qarën. E qara është gjuha e bebes.

E gatshme për lojë. Shenjat që vijojnë tregojnë se bebja juaj është gati për lojë: ndërpret me lëvizjet, ju ngacmon – sheh në fytyrën tyaj, ju afrohet, i kthen sytë kah ju, ju qesh, kërkon ushqim, zvarritet, gugat, kokën e ka të ngritur, fytyra është e qartë. Kur do t’i vëreni këta shenja është koha t’i flisni, ta shëtisni, ta ushqeni ose të luani.

Koha është ta ktheni barkas. Bebet duhet të flejnë në shpinë. Megjithatë periudha të shkurta duhet t’i kalojnë të shtrirë në bark. Kjo ndikon mirë për muskujt e qafës dhe e stimulon zvarritjen.

Shenja që tregojnë se bebeja do ta leni të qetë (i flihet). E kthen kokën anësh, qan, shpinën e lakon, e zë gjumi, shtyhet anësh, i kthen sytë nga ana tjetër, e mbledh ballin, kapakët e syve i bienë, bën grimasa etj. Duhet të ndërpritni me atë që e keni bërë gjer atëherë (pirje gji, luajtje, mbajtje në dorë). Ndonjëherë beben vetë do ta zërë gjumi ose vetëm me një pauzë të vogël.

Shenja që tregojnë se do të pi gji. Kapakët e syve i lëviz shpejt, bën lëvizje të thithjes me gojën dhe me gjuhën, i vë duart në gojë, bën lëvizje me trupin, lëshon zëra të caktuara. Duhet të keni kujdes në këto shenja, e jo ashpër të lëvizni me orën, që ta ushqeni fëmijën. Mos e zgjoni nga gjumi i thellë që t’i jepni gji, kjo mund të jetë frustruese edhe për beben edhe për ju.

Si ta qetësoni kur është e shqetësuar. Kur bebja juaj është e shqetësuar, mund ta ndihmoni me disa aktivitete, që zakonisht e qetësojnë.

Ia tregoni fytyrën tuaj që të sigurohet se jeni aty, e luhatni, vendoseni në krevatin e tij, i flisni me zë të qetë, e merrni në duar, i këndoni ose i gugatni, ia ndërroni pelenat që të jetë të thata dhe të ndjehet konfort, përkëdheleni te koka, këmba ose shpina, i ofroni të pijë. Ndonjëherë bebeja do të qetësohet vetë pa asnjëfarë ndihme. Atë e bën ashtu që i thith gishtat ose tërë shuplakën, i afron duart kah goja, e ndërron pozitën e shtrirjes, kërkon të shohë fytyra dhe të dëgjojë zëra.

Njihni zërat e stomakut kur e mundojnë. Lidhshmëria juaj me fëmijën dhe zhvillimi i hershëm i trurit Shkencëtarët kanë vërtetuar se relacioni juaj me fëmijën ka ndikim mbi trurin e tij, në më shumë mënyra. Mënyra në të cilën ju intereaktoni me fëmijën tuaj në vitet e hershme dhe eksperiencat të cilat ia jepni, kanë ndikim të madh në zhvillimin e tij emocional dhe mësimin. Bebet e mbajnë mend mënyrën se si i shihni, shprehjet e fytyrës tuaj, zërin tuaj derisa i gugatni, këndoni, flisni dhe lexoni.

Ata e mbajnë mend ndjenjën si i mbani në duar dhe i luhatni, erërat familjare bile edhe shijen e lëkurës tuaj. Është shumë e rëndësishme prekja: e mbajtura në dorë dhe luhatja e stimulon trurin e bebes të lëshojë hormone të rëndësishme, që i mundësojnë të rritet.

Çelsi i lidhjes së fortë mes juve të dyve është dashuria juaj. Shprehja e dashurisë tuaj ka ndikim mbi mënyrën në të cilën truri i bebes i formon konekcionet. Nëse këta konekcione përsëriten në moshën e hershme, ata do të mbeten të përjetshme.

Nëse fëmijës në moshën e hershme rrallë i flitni ose i lexoni, ai më vonë mund të ketë vështirësi në të shprehur. Hulumtimet kanë treguar se lidhshmëria me fëmijën tuaj, i ndihmon më vonë më mirë të ballafaqohet me stresin në jetën e përditshme.

Kjo lidhshmëri i aktivizon sistemet biologjike që janë të rëndësishme për adaptim në stres. Fëmijët me lidhshmëri të fortë me prindërit në periudhën e hershme, më vonë më lehtë adaptohen në stres.

 

Artikulli paraprakKëshilla për shtatzënat, mësoni sinjalet që ua dërgon bebja juaj
Artikulli i rradhës 16 këshillat nga Maria Montessori për të qenë prind i mirë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.