Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka publikuar statistikat e punës për javën e fundit, të cilat tregojnë se në këtë institucion janë regjistruar 27 lindje dhe janë ofruar mijëra shërbime shëndetësore për pacientët.
Sipas raportit, gjatë javës janë realizuar 1,769 vizita specialistike në ambulancat e spitalit, ndërsa 23 pacientë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në Traktin Operativ.
Aktualisht, 131 pacientë janë duke marrë trajtim në repartet e spitalit, ndërsa 252 persona kanë përfituar shërbime të hemodializës.
Në aspektin diagnostik, janë kryer 323 ekzaminime me ultrazë, 283 shërbime radiologjike dhe 123 ekzaminime me tomografi të kompjuterizuar (CT).
Po ashtu, 474 pacientë kanë kryer gjithsej 10,138 analiza laboratorike, ndërsa 186 pacientë kanë marrë trajtim në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.


