Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ofruar qindra shërbime shëndetësore për pacientët, duke reflektuar ngarkesën dhe aktivitetin e vazhdueshëm të stafit mjekësor.
Sipas raportit ditor të spitalit, 252 pacientë kanë kryer gjithsej 3,347 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar edhe 502 vizita specialistike.
Gjatë kësaj periudhe, 47 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor, ndërsa aktualisht në repartet e spitalit janë të shtrirë 158 pacientë.
Në repartin e Gjinekologjisë janë regjistruar dy lindje. Në jetë kanë ardhur tre foshnja, një djalë dhe dy vajza.
Po ashtu, ekipet mjekësore kanë kryer tetë ndërhyrje kirurgjikale dhe 36 seanca të dializës për pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim.
Sa i përket shërbimeve diagnostikuese, janë realizuar 111 ekzaminime me rëntgen, 49 kontrolle me ultrazë, 13 rezonanca magnetike (MRI) dhe 11 ekzaminime me ehokardiografi.
Ndërkohë, janë kryer edhe katër kolonoskopi dhe 28 shërbime fiziatrike.


