Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Dr. Arlind Batalli – Infarkti i zemrës te të rinjtë

Mjeku i javës 25/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këtë javë në rubrikën tonë “Mjeku i Javës” kemi Dr. Arlind Batalli, kardiolog, i cili shpjegon një fenomen që po haset gjithnjë e më shpesh kohëve të fundit: infarkti i zemrës tek të rinjtë. Ai tregon shkaqet, simptomat dhe mënyrat e parandalimit, duke i dhënë rëndësi të veçantë kontrollit të hershëm dhe stilit të jetesës.

Intervista e plotë:

Shneta: Fillimisht a mund të na tregoni se cka eshte infarkti i zemrës?

Dr. Batalli: Infarkti i zemrës ndodh kur një arterie koronare bllokohet papritur dhe një pjesë e muskulit të zemrës mbetet pa oksigjen. Nëse qarkullimi nuk rikthehet ajo pjesë e zemrës dëmtohet ose vdes. Është urgjencë mjekësore.

Kohëve fundit po dëgjojmë gjithnjë e më shpesh për raste të infarktit të zemrës tek të rinjtë. A është realisht në rritje ky fenomen apo thjesht po raportohet më shumë?

Dr. Batalli: Po, ka rritje reale, jo vetëm raportim më të shpeshtë. Po shohim më shumë raste nën 40 vjeç, për shkak të kombinimit të faktorëve modernë të rrezikut dhe stilit të jetesës. Raportimi është më i mirë, por fenomeni është real.

Cilët janë faktorët kryesorë që po çojnë në shfaqjen e infarktit të zemrës tek të rinjtë?

Dr. Batalli: Duhanpirja, stresi kronik, ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, kolesteroli i lartë i padiagnostikuar, hipertensioni i heshtur, pijet energjike dhe në disa raste substancat stimuluese.

Sa rol luajnë stresi, mënyra e jetesës dhe ushqimi i pashëndetshëm në këtë fenomen?

Dr. Batalli: Luajnë rol vendimtar. Stresi kronik dhe gjumi i keq rrisin presionin dhe inflamacionin. Ushqimi i përpunuar dhe sheqernat dëmtojnë enët e gjakut. Zemra e re nuk është e paprekshme, thjesht reagon më vonë.

A janë faktorët gjenetikë gjithmonë vendimtarë, apo sot po shohim gjithnjë e më shumë raste pa histori familjare?

Dr. Batalli:Jo gjithmonë. Po shohim gjithnjë e më shumë raste pa histori familjare. Gjenetika është bazë, por mënyra e jetesës sot shpesh e “aktivizon” rrezikun edhe pa trashëgimi.

Cilat janë simptomat që të rinjtë i neglizhojnë më së shumti, duke mos e kuptuar se mund të jenë shenja të infarktit?

Dr. Batalli: Dhimbje ose shtrëngim në gjoks që shpesh quhet “ankth” ose probleme me lukthin lodhje e pazakontë, djersitje e ftohtë, ndjesi ankthi, dhimbje në krahun e majtë ose nofull. Problemi është se nuk i lidhin me zemrën.

A dallojnë simptomat e infarktit tek të rinjtë nga ato tek moshat e vjetra?

Dr. Batalli: Po. Tek të rinjtë simptomat shpesh janë më atipike dhe më të lehta, prandaj neglizhohen më shumë. Kjo vonesë e bën infarktin më të rrezikshëm.

Cilat teste ose kontrolle përdoren zakonisht për të diagnostikuar infarktin tek të rinjtë?

Dr. Batalli: EKG-ja, analizat e gjakut për enzimat kardiake (troponina),Yndyrnat,ekokardiografia dhe sipas rastit koronarografia. Janë teste standarde, të shpejta dhe jetike.

Sa shpejt duhet të kryhet diagnostikimi pas shfaqjes së simptomave?

Dr. Batalli: Sa më shpejt, aq më mirë. Idealja është brenda minutave të para nga shfaqja e simptomave. Çdo orë vonesë do të thotë më shumë dëm i përhershëm në zemër.

 Çfarë këshillash do t’u jepnit të rinjve për të ulur rrezikun e infarktit të zemrës?

Dr. Batalli: Mos pini duhan. Lëvizni rregullisht. Kujdesuni për gjumin dhe stresin. Mos abuzoni me pijet energjike. Bëni kontrolle bazike edhe kur ndiheni mirë.

A rekomandohen kontrolle kardiologjike edhe për të rinjtë që ndihen “plotësisht të shëndetshëm”?

Dr. Batalli: Po. Sidomos nëse ka stres të lartë, peshë të shtuar, histori familjare ose stil jete sedentare. Shumë rreziqe janë të heshtura.

Cili është mesazhi juaj kryesor për të rinjtë që mendojnë se infarkti është problem vetëm i moshës së tretë?

Infarkti nuk pyte për moshen. Pyet si jeton.Të jesh i ri nuk është mbrojtje, është vetëm mundësi për parandalim

Artikulli paraprakRritet rreziku i sulmeve në zemër gjatë festave: Ekspertët këshillojnë kujdes
Artikulli i rradhës KQZ e ndalon votimin familjar, thotë se është vepër penale

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme

IKSHPK me apel për qytetarët: Mbroni veten nga temperaturat e larta, shmangni daljet nga ora 11:00 deri në 17:00

17/07/2026 Lajme

Prishtinë: Mbi 1,400 pacientë përfituan nga Mjekimi Shtëpiak në gjashtë muaj, rritet kërkesa për kujdes paliativ

16/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.