Kur foshnjet janë në vitin e parë të jetës së tyre, ato do të mbajnë pelena po thuajnë 24 orë të plota në ditë.
Dhe kjo veshje e përshtatshme për foshnjet në anën tjetër është edhe sfidë për prindërit për shkak se mund të bëht burim I shumë infeksioneve të lëkurës, transmeton GazetaShneta.
Sipas studimeve të kryera në itali, këto infeksione ndahen në 3 lloje e që janë irrituese, infektuese dhe alergjike.
Irrituese
Ky lloj i infeksionit krijohet nga jashtëqija dhe urina e foshnjës. Po ashtu, një kujdes i ulët nga prindërit për higjienën e foshnjës mund të sjellë irritime te foshnja. Por në anën tjetër edhe kujdesi i shtuar më përdorime të kremërave të ndryshëm mund të irritojë lëkurën e foshnjes, përcjellë “Mother.ly”.
Infektuese
Ky infeksion shfaqet më së shpeshti përmes fluskave të kuqe në zonën e pelenave por jo vetëm. Nëse fëmija juaj ka marrë këtë infektim, ka mundësi që simptoma të i shfaqen edhe në pjesën e gjoksit dhe të anusit.
Alergjike
Simptoma që përcjellin alergjinë nga pelenat janë skuqjet, lagështia dhe kruarja.
Shumë prindër e sidomos nënat, nga dëshira për të mbajtur sa më pastër foshnjet e tyre mendojnë se duhet t’I lyejnë me kremëra e pudra që mbajnë erë të bukur. Por ato duhet ta dinë se foshnjet nuk kanë aftësi për të absorbuar lehtësisht kemikate të tilla.
Ju këshillojmë që të konsultoheni me mjekun edhe nëse shihni irritime të lehta në lëkurën e foshnjës, qoftë në zonën e oraneve gjenitale apo në rrethinë, qoftë ne pjesë të tjera të trupit. Është më mirë të parandaloni një sëmundje se sa t’i anashkaloni simptomat duke u munduar t’I përmirëosni gjërat vetë./GazetaShneta/