Fëmija ka temperaturë, ja masat e para që duhet t’i ndërmerrni
kur fëmijët kanë temperaturë shpesh prindërit nuk shqetësohen edhe aq pasi që është një nga simptomat apo gjendjet shënetësore më të zakonshme.
Por është mirë që çdo prind të dijë disa metoda të lehta për ta ulur temperaturën, transmeton GazetaShneta.
Ngritja e nxehtësisë trupore tek fëmijët është një mekanizëm mbrojtës i sistemit imunitar i cili nuk bën gjë tjetër vetëm se e aktivizionorganizmit për të luftuar infeksionet e mundshme. Në të njejtën kohë, është një sinjalizuar i mirë që tregon se diçka në trupin e foshnjes nuk është duke funksionuar si duhet, transmeton “Mother.ly”.
Disa nga simptomet më të zakonshme që shkakton temperatura janë ato të kanaleve të frymëmarrjes si gripi, ftohja, bronkiti, dhimbja e fytit etj. por në anën tjetër temperaturat mund të ngriten edhe nga marrja e vaksinave ose nga dalja e dhëmbëve të parë.
Andaj, për t’i ndihmuar të vgjëlit të kurohen sa më shpejtë jepini ushqime të pasura me vitaminë C; në të kundërtëtn duhet të konsultoheni edhe mjekun pediatër.
Kosultohuni me mjekun:
– Kur foshnja më pas se 3 muajshe ka temperaturë mbi 38 gradë Celsius
– Kur Fëmija prej 3 deri në 12 muaj ka temperaturë më të lartë se 39 gradë Celsius
– Kur fëmija më i vogël se 2 vjeç ka temperaturë që i zgjatë më tepër se 2 ditë
– Kur fëmija mbi 2 vjeç përjeton temperatura të shpeshta/GazetaShneta/