Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

3 këshilla nga ekspertët për shtatzëni të suksesshme pas dy aborteve

Këshilla për shtatzëna 26/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas tentimeve për të mbetur shtatzënë, të cilat në fund kanë përfunduar me aborte spontane, padyshim se ndiheni të lodhur dhe të zhgënjyer.

Por, në qoftë se nuk i keni humbur shpresat për të nisur një familje dhe për t’u bërë prind, Mom Junction, ka grumbulluar disa zgjidhje të propozuara nga ekspertët për të shmangur abortet dhe të planifikoni një shtatzëni të shëndetshme, transmeton Gazeta Shneta.

Aborti është një vdekje natyrale e embrionit përpara javës së 20të të shtatzënisë. Bazuar në disa studime, 10 deri në 20% të shtatzënive përfundojnë në abortim. Abnormalitetet kromozomale në zhvillimin e embrionit është shkaktari kryesor i abortit.

Si të veproni për të pasur një shtatzëni të suksesshme pas dy aborteve?

Jepini vetes pak kohë.

Aborti mund të shkaktoj ndjenjën e fuqishme të humbjes. Do të vuani për një kohë nga emocionet si mërzia, keqardhja dhe nervozizmi.

Duhet të prisni të paktën një apo dy cikle menstruale përpara se të provoni shtatzëninë e re. Kjo do t’iu ofrojë të përmirësoheni edhe fizikisht edhe emocionalisht. Gjithashtu, nëse prisni thuajse 6 muaj pas abortit, do të përmirësoni mundësitë e një shtatzënie të suksesshme.

Përmirësimi fizik.

Lidhjeve endometriale iu duhet kohë për t’u forcuar dhe të bëhen të shëndetshme sërish pas abortit. Nëse trupi juaj nuk është i gatshëm për shtatzëninë e radhës, atëherë kërcënimi nga aborti i dytë është shumë i lartë.

Doktorët këshillojnë që të prisni disa muaj përpara se të planifikoni familjen, për të siguruar trupin që të mos ketë aborte multiple. Sipas tyre, duhet të filloni të merrni suplimentet e acidit folik dhe vitaminat prenatal disa muaj para konceptimit. Sigurohuni të mbani një peshë të shëndetshme, aktivitete fizike, ushqime të shëndetshme dhe shmanguni nga kafeina, nikotika, alkooli.

Konsultohuni me gjinekologun.

Kur të jeni e gatshme për shtatzënia pas abortit, pyeteni gjinekologun për t’iu udhëzuar. Ai do t’iu rekomandoj disa teste për të vërejtuar problemet shëndetësore të cilat mund të shkaktojnë komplikime gjatë shtatzënisë në të ardhmen e afërt.

Testet të cilat doktori juaj do t’iu rekomandojë të bëni për të identifikuar problemet që kanë shkaktuar abortet e mëparëshme, përpara se të tentoni shtatzëninë e radhës:

  • Analiza e gjakut
  • Testi kromozomal
  • Kontrollimi me ultratinguj
  • Histeroskopia
  • Sonohisterogram. /Gazeta Shneta/
Artikulli paraprakSi të bëjë bebja gjumë më të mirë dhe më të sigurt gjatë natës, tregon Razije Musa
Artikulli i rradhës Zbritjani temperaturën fëmijëve në më pak se 4 minuta, pa përdorimin e ilaçeve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.