Obligimet e të qenit një prind i ri mund të jenë të mëdha dhe është kaq e lehtë të lejoni që mënyrat tuaja ushqyese të lihen anash.
Kur je një prind i ri, nuk është sekret që nevojat tuaja të marrin një pozitë më dytësore ndaj atyre të porsalindurit tuaj. Prindërit e rinj shpesh mezi kanë kohë të mendojnë për veten e tyre, lëre më të mendojnë për përgatitjen e vakteve, gatimin, apo edhe për të bërë pazar për të blerë sende ushqimore, transmeton Gazeta Shneta.
Kelly LeVeque, dietologe për të famshmit, ka ndarë katër këshilla të menaxhueshme për përfshirjen e zakoneve të shëndetshme të ngrënies në rutinën tuaj të përditshme si një prind i ri:
1. Mbusheni frigoriferin me ushqime të shëndetshme para se të lindni
Kelly tregon se para se fëmija I saj të lindte, ajo kishte përgatitur shumë ushqime të shëndetshme të cilat i kishte lënë të ngrira. Kështu ajo e ka pasur më të lehtë, që pas lindjes ka pasur ushqim të gatshëm të cilin vetëm është dashur ta ngrohë, dhe jo të bëjë dicka që nga fillimi, shkruan Health Line.
2. Kontrolloni furnizimet ushqimore
Shumë herë, familjrët dhe miqtë do të sjellin ushqime nga më të ndryshmet. Dhe ata këtë e bëjnë me një qëllim të mirë, pasi si një nënë e re, juve ju duhet të qëndroni afër foshnjes por edhe të kujdeseni për ushqimin. Por ushqimet e sjella nga familjarët jo shumë shpesh janë atë duhurat për juve. Kontrolloni ato sepse mund të prekeni nga ndonjë alergji. Ju gjithashtu mund t’i njoftoni paraprakisht se cfarë ushqime preferoni, apo cilat duhet shmangur në mënyre që të mos grumbullohen ushqime e pastaj të hidhen.
3. Bëj gati përbërësit për një “smoothie”
Mbaj të prera pemët dhe perimet e preferuara me të cilat krijoni lëngun natyral apo “smoothie”. Kështu juve nuk do ju duhet të nisni gjithcka nga e para. Partneri juaj mund t’iu ndihmojë që të bëjë pijet me frutat e prerë paraprakisht./GazetaShneta/