Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për prindërit e divorcuar: ja si të “bashkë-prindëroni”

Jetë 17/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkë-prindërimi është prindërimi i përbashkët i fëmijëve nga prindërit që nuk janë të martuar, jetojnë veçmas ose janë të divorcuar.

Bashkëshortët mund të divorcohen ose të mos jenë martuar kurrë. Ata nuk kanë ndonjë përfshirje romantike me njëri-tjetrin. Por nëse ndajnë së bashku fëmijë atëherë e kanë obligim që të kujdesen për mirëqenien dhe zhvillimin e tyre, transmeton Gazeta Shneta.

Bashkëshortët ndajnë jo vetëm kujdesin tipik të fëmijëve të tyre, por gjithashtu japin vendime të rëndësishme duke përfshirë:

– arsimimin

– kujdesin mjekësor

– shkollimin fetar

– çështje të tjera me rëndësi

Nga bashkëjetesa e suksesshme fëmijët përfitojnë në shumë mënyra, shkruan Health Line.

Fëmijët që rriten nga bashkë-prindërit bashkëpunues kanë më pak probleme në sjellje. Ata janë gjithashtu më afër baballarëve të tyre sesa fëmijët që janë rritur nga bashkë-prindërit armiqësor ose nga një prind i vetëm.

Ja se si t’i rrisni shanset për bashkë-prindërim të suksesshëm:

1. Lëreni të kaluarën

Ju nuk do të jeni në gjendje të bashkëjetoni me sukses nëse nuk ndjeni asgjë tjetër përveç përbuzjes për ish-in tuaj. Ju ende mund t’i zbrasni frustrimet tuaja me miqtë, familjen ose terapistin, por asnjëherë mos u ankoni për ish-partnerin tek fëmijët tuaj.

2. Përqendrohuni te fëmija juaj

Çfarëdo që mund të ketë ndodhur në marrëdhënien tuaj në të kaluarën, mbani mend, është në të kaluarën. Fokusi juaj i tanishëm duhet të jetë në atë që është më e mira për fëmijën ose fëmijët tuaj.

3. Komunikoni

Një bashkë-prindërim i mirë varet nga komunikimi i mirë.

– Ji i qartë, konciz dhe i respektueshëm. Mos kritikoni, fajësoni, akuzoni ose kërcënoni. Komunikimi juaj në këtë aspekt duhet të ngjasojë si një marrëveshje biznesore, jo si hapësirë për të shfryer emocionet nga e kaluara.

– Jini bashkëpunues. Para se të komunikoni, mendoni se si do të kuptone të gjitha mendimet tuaja. A do të tingëllosh i paarsyeshëm ose si një dhunues?

– Shkruani shkurt. Nëse po komunikoni me ish-partnerin përmes emailit ose tekstit, dërgoni shkrime sa më të shkurtra, të mirësjellshme dhe direkte.

– Pa ndërmjetësues. Kur keni një ndërmjetës si një gjysji ose gjyshja, apo ndonjë familjar tjetër, ju po rrezikoni që të dëmoni komunikimin pasi gjë gjërat mund të keqkuptohen kur kalohën gojë më gojë.

4. Dëgjoni në mënyrë aktive

Pjesa tjetër e komunikimit të shëndetshëm është vëmendja. Për të ndihmuar bashkëshortin tuaj të ndihet se e ke kuptuar, bëj këto hapa:

– Shikoje tek flet

– Mos ndërprisni.

– Para se të ktheni përgjigjen, së pari mendo me nëse e keni kuptuar drejt. Nëse jo, kërkoni të sqaroheni edhe një herë.

Duhet të keni parasysh që në këtë stil jetese ju duhet të bëni compromise dhe mos ta lejoni të kaluarën të ndërhyjë në mënyrën se si jetoni jetën tuaj. Edhe fëmijët nuk kanë nevojë të kenë prindër që nuk flasin me njëri-tjetrin. Nëse jo për vete, bëjeni për ata./GazetaShneta/

Artikulli paraprak3 këshilla të menaxhueshme për ushqyerje të shëndetshme për prindërit e rinj
Artikulli i rradhës Do fluturoni me avion me fëmijët, Emina Cunmulaj ka disa këshilla të lezetshme

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.