Hurmat nuk janë vetëm të sigurta për nënën dhe bebin, por janë edhe të dobishme.
Hurmat përmbajnë fruktozë dhe ofrojnë energji të menjëhershme pa ndryshuar nivelin e sheqerit në gjak shkruan parenting.firstcry, transmeton GazetaShneta.
Këtu janë disa nga avantazhet e hurmave gjatë shtatzënisë:
-Hurmat përmbajnë proteina të cilat ndihmojnë në ndërtimin e aminoacideve që janë të nevojshme për rritjen e trupit.
-Hurmat ndihmojnë në rritjen e ndikimit të oksitocinës (tkurrjes së mitrës) e cila, nga ana tjetër, rrit ndjeshmërinë e mitrës.
-Kalciumi, serotonia dhe tanina e pranishme në hurma ndihmojnë në tkurrjen e duhur të muskujve të mitrës.
-Hurmat përmbajnë acide yndyrore të ngopura dhe të pangopura që furnizojnë energji. Ato gjithashtu ndihmojnë në prodhimin e prostaglandinave. Si efekti oksitocin ashtu dhe prostaglandinet janë thelbësore për lindjen./GazetaShneta/