Një e katërta e punëtoreve shtatzëna të NHS në Britani vazhdojnë të punojnë me pacientë të cilët mund të infektohen me Covid-19.
Studimi zbuloi gjithashtu se 25% e stafit të NHS janë gra shtatzëna aktualisht që ndjehen të pasigurta shkruan Independent, transmeton GazetaShneta.
Udhëzimi i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG) thotë: «Prej kohësh dihet që, ndërsa gratë shtatzëna nuk janë domosdoshmërisht më të ndjeshme ndaj sëmundjes virale, ndryshimet në sistemin e tyre imunitar në shtatzëni mund të shoqërohen me simptoma më të rënda. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fundin e shtatzënisë ”.
Studimi tregon se 26% e shtatzënave janë më shumë se 28 javësh shtatzëna e kjo do të thotë që një në katër punonjëse shtatëzëna nuk janë në gjendje të ndjekin udhëzimet e qeverisë duke thënë se gratë shtatzëna duhet të respektojnë me rreptësi distancimin shoqëror./GazetaShneta/