Deri në 50% e grave përjetojnë dhimbje gjatë ovulimit të paktën një herë në jetën e tyre.
Dhimbjet e përjetuara mund të jenë një simptomë e endometriozës apo sëmundjes inflamatore të legenit shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Endometrioza mund të shkaktojë dhimbje të legenit në çdo kohë, por mund të jetë dhimbje e rëndë gjatë ciklit tuaj menstrual dhe afër ovulimit.
Mirëpo, jo vetëm endometrioza mund të jetë shkak i ngërçeve anormale rreth ovulimit, egzistojnë edhe disa faktorët tjerë ndikues si:
-Infeksioni i tubave fallopiane mund të çojë në dhimbje të forta të ovulacionit;
-Fibroidet dhe cistet e vezoreve mund të shkaktojnë dhimbje të ciklit menstrual;
-Sindroma e hiperstimulimit të vezoreve, e cila zakonisht ndodh tek gratë që marrin medikamente të fertilitetit mund të shkaktojë dhimbje të legenit./GazetaShneta/