Ndërsa jeni në pritjen tuaj të ëmbël, një nga pyetjet që mund të keni pasur në mendjen tuaj është se cfarë realisht i nevojitet një foshnje në javët e para. Epo, përgjigjja për këtë është: jo shumë gjëra.
Veshje
Edhe pse mund të dëshironi rroba me detaje të ndryshme, një foshnje më shumë ndihet rehat në rroba të thjeshta shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta. Poashtu, për të kursyer buxhetin tuaj, mos blini shumë rroba për të porsalindurin tuaj pasi koha do të ec shumë shpejtë.
Lexoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke klikuar në këtë link.
Pelenat
Pelenat janë baza e të porsalindurit, megjithëse zgjedhja e llojit më të mirë mund të jetë stresuese.
Produktet e larjes
Për dy javët e para, mjeku juaj do t’ju rekomandojë që të pastroni foshnjen tuaj me sfungjer. Ajo që duhet të keni parasysh është që larja e shpeshtë e foshnjes mund t’a thajë ose acarojë lëkurën e tyre.
Ushqimi
Nëse jeni nënë gjidhënëse nuk keni nevojë për ushqim shtesë për foshnjen tuaj, mirëpo në rast të shfaqjes së ndonjë sfide ju mund të përzgjedhni të ushqeni foshnjen tuaj me formulë. /Gazeta Shneta/