Depresioni pas lindjes është një nga shqetësimet kryesore që ndikon në gjendjen emocionale të gruas.Mirëpo, egzistojnë edhe disa shqetësime tjera që mund të kontribuojnë në ndryshimin e gjendjes emocionale edhe gjatë shtatzënisë.
Bëhet fjalë për ankthin, ku më shumë se 1 në 10 gra shtatzëna përjetojnë ankth në një moment të shtatzënisë së tyre shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në kimikatet e trurit tuaj dhe rrjedhimisht shkaktohet ankthi.
Simptomat e ankthit gjatë përfshijnë:
-shqetësim i tepërt, si për shëndetin e foshnjes;
-pamundësia për t’u përqendruar;
-ndjeheni të shqetësuara;
-pagjumësia;
Nivelet e larta të ankthit gjatë shtatzënisë shoqërohet me rrezikun e zhvillimit të kushteve shëndetësore si, preeklampsia dhe lindja e parakohshme.
Këshilla sesi të përballeni më lehtë më ankthin gjatë shtatzënisë:
1.Flisni me dikë për gjendjen tuaj
Nëse ndiheni të shqetësuar gjatë shtatzënisë është e rëndësishme t’i tregoni dikujt, qoftë partnerit tuaj apo ndonjë anëtari të familjes me të cilin ndiheni rehat të komunikoni.
2.Merruni me aktivitete fizike
Angazhimi në aktivitete ndihmon në uljen e stresit dhe ankthit.Aktivitetet fizike ndihmojnë trupin tuaj të çlirojë endorfinën.Disa nga këto aktivitet përfshijnë: ecja dhe joga.
3.Pushoni
Është e rëndësishme të siguroheni se po flini mjaftueshëm, pasi ndihmon në zvogëlimin e simptomave të ankthit.
4.Shkruani për shqetësimet e juaja
Ndonjëherë ju nuk keni dëshirë t’i ndani shqetësimet dhe mendimet e juaja me dikë.Andaj, një mundësi e mirë është t’i shkruani ato./GazetaShneta/