Pagjumësia apo ndryshe insomnia është vështirësia që të flini apo të kaloni kohë në gjumë.Gratë, zakonisht janë ato që gjatë tremujorit të parë dhe të tretë përballen me një vështirësi të tillë.
Ndonëse është e lodhshme për ju, pagjumësia nuk është e dëmshme për foshnjen tuaj shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Por, çfarë e shkakton pagjumësinë?
Egzistojnë shumë arsyje e këto janë:
-urinimi i shpeshtë;
-të vjellat;
-dhimbja e shpinës;
-ngërçe në këmbë;
-vështirësi në frymëmarrje;
Ndër shkaqet kryesore, e sidomos te gratë të cilat po përjetojnë shtatzëninë e parë është stresi.Ju mund të ndiheni të shqetësuara me lindjen apo sesi do të arrini të menaxhoni jetën e re – atë të qenurit nënë.
Padyshim se largimi nga këto mendime do të jetë e vështirë, por përpiquni të mbani mend se shqetësimi nuk është produktiv.Në vend kësaj, përpiquni të komunikoni me partnerin tuaj apo ndonjë të afërm me të cilin ndiheni rehat apo edhe t’i shkruani mendimet e ndjenjat tuaja në ditarin personal.
Këshilla sesi të përmirësoni gjumin tuaj:
-Krijoni një rutinë të gjumit;
-Shmangni pajisjet teknologjike një orë para gjumit;
-Kujdesuni në dietën tuaj dhe ushtrimet fizike./GazetaShneta/