Shqisa e të pamurit zhvillohet qysh pas lindjes. E në muajt në vazhdim, objektet përreth bebit tuaj mund të tregojnë sesa fëmija juaj arrin të identifikojë ngjyrat.
Dhe për këtë, bebet që janë në muajin e tretë të zhvillimit arrijnë të reagojnë ndaj ngjyrave si e kaltërt, e verdhë, e gjelbërt dhe e kuqe shkruan Parenting. FirstCry, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo, hulumtimet e fundit tregojnë se deri në muajin e pestë të zhvillimit, bebi juaj mund të identifikojë ngjyrat më mirë.
Por, mund të jenë disa shenja që sinjalizojnë se bebi juaj mund të ketë probleme me shikim.
-Në rast se fëmija juaj nuk është duke u përqendruar;
-Nëse fëmija juaj mbyll sytë shpesh;
-Nëse sytë e bebit tuaj mbushen me lot: Kjo mund të ndodh përshkak të kanaleve të bllokuara të lotëve,
-Nëse sytë e bebit tuaj janë të skuqur ose të fryrë: Mund të ndodh si pasojë e ndonjë infeksioni.
Në rast se vëreni shenja të tilla, konsultohuni me mjekun tuaj./GazetaShneta/