Dhimbja në vesh është e zakonshme te fëmijët dhe zakonisht paralajmëron rreth një infeksioni nga i cili mund të vuajë fëmija juaj.
Dhimbja e veshit zakonisht prek veshin e mesëm ose të jashtëm të një fëmije dhe mund të shkaktohen për arsye të ndryshme shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Më poshtë, mund të gjeni disa nga shkaqet që mund të shkaktojë dhimbja në vesh te fëmijët:
Objektet e ndryshme
Fëmijët e vegjël zakonisht fusin objekte të ndryshme, të vogla, brenda gojës, hundës dhe madje edhe veshëve. Prandaj, kur një objekt i huaj, i cili futet aksidentalisht ose me qëllim në vesh, mund të shkaktojë dhimbje në vesh.
Bllokimi nga dylli i veshit
Ndonjëherë kur trupi juaj prodhon shumë dyll të veshit ose dylli juaj ekzistues i veshit shtyhet shumë thellë në kanalin e veshit, mund të përjetoni dhimbje në vesh.
Infeksioni në veshin e mesëm
Kur veshi i mesëm i fëmijës tuaj infektohet për shkak të infeksionit viral ose bakterial, mund të shkaktojë dhimbje të forta.
Ftohja
Dhimbja e veshit te fëmijët për shkak të ftohjes është gjithashtu shumë e zakonshme./GazetaShneta/