Asnjë nga librat e shtatzanië qe mund të lexoni, as trajnimët që i ndjekni dhe as tregimet e grave që i keni dëgjuar të flasin rreth lindjes nuk e qartësojnë këtë proces më mirë se sa përjetimi personal…
Nëna e dy fëmijëve, Carla Wiking, ka treguar disa fakte të rëndësishme rreth dëmtimve që një grua mund t’i përjetojë gjatë lindjes. Ajo thotë së këto gjëra nuk mund ti lexoni as në librat për shtatzani dhe as këshillat nga gratë tjera nuk do ua shpjegojnë më qartë këtë proces se sa vetë përjetimi personal gjatë gjithë këtj procesi.
1. Ka nivele të ndryshme të dëmtimit. Dhe nuk po flas për dëmtime të thjeshta. Gjatë lindjes përjetova një prerje të thellë që nuk e kisha menduar asnjëherë që një gjë e tillë ndodhë në jetën reale. Fatmirësisht, ndërhyrja e mjekëve ishte në kohë dhe një çarje e tillë e lëkurës u menaxhua me kujdes.
2. Epizitomia (prerja) nuk është gjë e këndshme. Prerja e mundshme për të krijua hapësirë për lindje të lehtë është një informacion i njohur por duhet të jeni të vetëdijshme se këto preje janë të madhesive të ndryshme, raporton GazetaShneta.
3. Rikuperimi pas lindjes mund të jetë e vështirë. Nëse prerja është shumë e madhe duhet të bëni kujdes të shtuar përpos kujdesit për të porsalindurin tuaj. Mund të jetë shumë e dhimbshme për t’u ulur, duke e bërë javën e parë të ushqyerjes me gji tepër të vështirë. Bëni durim dhe çdo gjë do të kalohet me lehtësi.
4. Siguroni mjekun e duhur. Duhet të keni parasysh që të diskutoni deri ne detaje çdo gjë para se të vijë koha që ju të lindni. Sigurohuni që raporti juaj me mjekun dhe maminë është në nivel në mënyrë që të mos i lihet asnjë gjë rastësisë.
5. Fëmija i dytë mund t’iu dihmojë në reduktimin e traumës emocionale të të parit. Pas vuajtjes së një dëmtimi të rëndë të lindjes, gjëja e fundit që dëshironi të mendoni është të keni një fëmijë tjetër. Clara tregon se si në lindjen e dytë ka qenë e shqetësuar por që në fund gjithcka kishte rezultuar si një përvojë e mirë, shkruan GazetaShneta. “Kësaj radhe kam pasur mjekun tim të mrekullueshëm dhe isha në gjendje të parapregatitesha duke mësuar nga precdura e lindjes së parë. Mund te them që nuk është ideale por ajo nuk duhet të ndërhyjë në përvojën tuaj të veçantë të amësisë./GazetaShneta/