Në tremujorin e parë të shtatzënisë suaj, truri dhe placa kurrizore e fetusit janë në proces të zhvillimit.
Në anën tjetër, organet fillojnë të formohen, zemra fillon të rrah dhe përgjatë javës së 6-8 mund të dëgjohet përmes ultratingujve shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ndërkohë, përgjatë tremujorit të parë është e rëndësishme të dini se çfarë të konsumoni dhe çfarë jo.
Më poshtë, mund të gjeni disa nga frutat që duhet shmangur gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë:
-Bananet dhe pjeshkat: Përmbajtja e tyre e lartë e sheqerit rrit mundësinë e diabetit gestacional.
-Shalqiri: Kanë shumë sheqerna, pak fibra.
-Rrushi: Është i pasur me pesticide.
-Pjepri: Përmban bakterie, e cila rrit rrezikun e listerisë.
-Ananasi: Përmban një enzimë të quajtur bromelain.Gjatë shtatzënisë rekomandohet mospërdorimi i medikamenteve me bromelainë, pasi kjo enzimë mund të dëmtojë proteinat në trupin tuaj dhe të shkaktojë gjakderdhje./GazetaShneta/