Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 gjëra që askush s’do t’ua thotë nënave të reja

Këshilla për shtatzëna 28/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të qenit një nënë e re padyshim është një sfidë më vete. Një tjetër status, një stil ndryshe jete, por mbi të gjitha një bebe që pret gjithçka prej jush. Edhe pse në ndihmë të kësaj bote tërësisht të re na vjen interneti, guidat dhe librat e ndryshëm që i japin përgjigje miliona pyetjeve në kokën tuaj, ka disa gjëra që askush s’do kujdeset t’ua thotë.     

1- Nuk ka një ‘kohë të duhur’ për të ndaluar ushqyerjen me gji.
Sipas akademisë së pediatërve në Amerikë, nuk ka asnjë rregull që tregon se kur është koha e duhur për të ndaluar ushqyerjen me gji. Sa më shumë foshnja rritet aq më pak funksionale do të jetë qumështi i gjirit për shkak se vlerat tani mund t’i marrin nga ushqimet. Por shpesh shohim se nënat e reja zgjedhin të mos e ndalojnë, vetëm se janë konfuze për momentin e duhur.

2- Pelenat e shtrenjta nuk janë më të mira!
Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes pelenave të shtrenjta apo atyre më të lira. Për aq kohë sa ato nuk i shkaktojnë fëmijës suaj asnjë irritim në lëkurë, gjithçka është në rregull.

3-Mos u harroni pas internetit!
Të kërkosh për përgjigje në internet është një alternativë shumë funksionale, por s’duhet të harroni burimeve të cilat po i referoheni. Sigurohuni që informacioni të jetë i besueshëm dhe kryesorja, seleksiononi ato ç’ka lexoni.Një informacion i gabuar, mund t’ju çojë drejt një situate problematike.

4-Biberonat nuk janë armiku juaj!
Përkundrazi, ata na vijnë në ndihmë në momentet kur s’di ç’të bësh që fëmija juaj të pushojë së qari. Madje, për bebushat që duan ti kenë gjatë gjithë kohës në gojën e tyre, janë  mbështetje e madhe. Vetëm kujdes! Përpiquni që ta zhdukni nga qarkullimi kur po afrohet ora e ushqimit, pasi ka tendencën të reduktojë urinë tek foshnja.

5- Kujdes me gjërat që ndani me ta!
T’i japësh foshnjës të pijë nga e njëjta gotë ku keni pirë ju (edhe pse jeni nëna e tij/saj) nuk është e këshillueshme. Mikrobet e frikshme janë aty dhe shanset për një infeksion janë të larta.  Dhe jo vetëm nga prindi tek fëmija, por dhe e kundërta nëse foshnja vuan nga ndonjë infeksion në gojë.

Artikulli paraprakKy është emri interesant që Diellza ia vuri vajzës, ja edhe fotoja e saj
Artikulli i rradhës 9 arsyet pse mund të ndiheni shumë të lodhur në mëngjes edhe pas një gjumi të mirë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.