Përderisa mendimi që të keni më shumë se një fëmijë përnjëherë për disa prindër mund të duket si horrorr, për disa të tjerë kjo është një ëndërr shkruan Kids Pot transmeton Gazeta Shneta.
Numri i grave që lindin binjakë ka filluar të rritet në dy dekadat e fundit, për shkak se çiftet po përdorin pilula që ndihmojnë në lindje si dhe ka ndikuar kthimi në IVF. Por popullsia njeh vetëm 1.6% të saj me binjakë.
Natyrisht, janë disa gjëra që ndihmojnë në rritjen e shanseve tuaja për të mbetur shtatzënë me binjakë dhe cila do qoftë arsyeja këto janë gjërat që duhet të dini:
Mundohuni të mbeteni shtatzënë gjatë kohës kur jeni duk i dhënë gji fëmijës tuaj
Në një studim të vitit 2006 të publikuar në Journal of Reproductive Medicine, shkenctarët gjetën se gratë që ishin duke dhënë gji dhe kishin mbetur shtatzënë, kishin më shumë gjasa që të lindnin binjakë.
Por, nuk është se janë bërë studime shtesë për të mbështetur këtë konkludim. Kjo ndodhë mbase edhe për shkak se gjidhënia ndikon në sistemin tuaj të menstruacioneve sidomos gjatë vitit të parë.
Bëni pauza ndërmjet lindjeve
Mosha luan një rol të rëndësishëm kur dëshironi të keni fëmijë. Shtatzënia në vitet e 30ta, rritë shansat tuaja për të pasur binjakë. Kjo ndodhë për shkak se prodhimi i hormoneve stimuluese të ovulacionit rritet, këto mund të shkaktojnë që vezoret tuaja të lëshojnë më shumë vezë çdo muaj.
Pesha dhe gjatësia
Gratë që peshojnë më shumë se sa u rekomandohet për gjatësinë e tyre, duket se kanë shanse më shumë që të kenë binjakë. Megjithatë, është e rëndësishme që të rrini në parametra të shëndetshëm të peshës tuaj.
Mendohet se gratë më të gjata kanë shansë më të mirë për të pasur binjakë, por gjatësi natyrale jo me take.
Provoni të mbesni shtatzënë pasi të keni ndaluar pilulat kundër shtatzënisë
Ndonjëherë ndodhë që kur një grua ndalon marrjen e pilulave kundër shtatzënisë, cikli i saj të jetë i parregullt dhe mund të shkaktojë që vezoret e saj të lëshojnë më shumë se një vezë në të njejtën kohë.
Shikoni trungun familjar
Mund të jetë një kohë që mund të shikoni në trungun tuaj familjar për të parë nëse keni pasur binjakë në gjenetikën e familjes tuaj. Sidoqoftë, binjakët identikë ndodhin kur një vezë ndahet në dysh dhe kjo nuk është si pasojë e gjenetikës.