Bebeve u duhet 16-20 orë gjumë në fillimin e jetës së tyre, por me zhvillimin e tyre reduktohet orari i gjumit.
Por shpesh bebeve u del gjumi natën, gjë që do të ndikojë edhe në cilësinë dhe rehatinë e gjumit tuaj. Gjithsesi ka disa mënyra të cilat ju mund t’i ndiqni për tu siguruar se gjumi i bebit nuk do të ndërpritet gjatë natës.
Masazh dhe banjë përpara gjumit
Këto dy aktivitete përpara gjumit mund të bëjnë mrekulli për bebin tuaj pasi masazhi do ta ndihmojë bebin të qetësojë muskujt e tij ndërsa banja do ta pastrojë dhe freskojë atë, dhe në këtë mënyrë ai do ta ketë më të lehtë të flejë dhe të bëjë një gjumë më të rehatshëm.
I vishni rroba të pastra dhe një stomak “plot”
Edhe rrobat e veshura apo ushqyerja janë të nevojshme dhe ndikojnë shumë në cilësinë e gjumit të fëmijës. Një pelenë e pistë apo një stomak bosh janë arsyet kryesore për zgjimin e bebit gjatë natës, ndaj ndërrojeni dhe ushqejeni bebin përpara se të përpiqeni për ta vënë në gjumë.
Kujdesuni që dhoma të jetë e errët dhe me ajër të freskët
Një temperaturë optimale, me ajër të pastër do ta bënte dhomën më të rehatshme, ndërsa duke i mbajtur dritat fikur bebi juaj nuk do të shqetësohet nga gjërat që ndodhen në dhomë.
Ndiqni një rutinë
Ju mund të filloni një rutinë për gjumin e bebit vetëm pak javë pasi ai ka lindur, dhe në këtë mënyrë ai do të mësohet dhe me kalimin e kohës do ta kuptojë se kur është momenti për të fjetur.
Shmangni kontaktin me sytë
Duke qëndruar në kontakt me sytë e bebit ndërsa jeni duke u munduar për ta vënë në gjumë, ju do të ndikoni që ai të qëndrojë aktiv dhe të mos flejë gjumë, ndaj shmangni kontaktin me sytë dhe mos i flisni teksa përpiqeni ta vini në gjumë./pernenat.al/