Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 raste kur seksi mund të jetë vdekjeprurës

Femina 07/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më e rrezikshmja dhe më vdekjeprurëse është gjithsesi SIDA.

1. Sëmundjet që barten seksualisht

Sëmundjet më të shpeshta seksualisht bartëse janë herpesi gjenital, hepatitis B, klamidia dhe sëmundjet që barten për shkak të mos mbrojtjes gjatë marrëdhënieve seksuale.

Më e rrezikshmja dhe më vdekjeprurëse është gjithsesi SIDA, ndërsa shumë i rrezikshëm është edhe VHP (Virusi Human Papiloma), i cili mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës.

Duhet pasur parasysh që tek shumë sëmundje që barten mes gjinive nuk dallohen kurrfarë simptome, dhe në momentin kur ato paraqiten, sëmundja veçse ka përparuar shumë.

Për këtë është e rëndësishme të përdorni mbrojtje dhe të testoheni rregullisht për sëmundjet e bartura seksualisht.

2. Gjendja e rëndë shëndetësore

Sigurisht keni dëgjuar për rastet kur dikush ka vdekur gjatë seksit, dhe mund t`ju ketë dukur e pamundshme!

Këto raste janë shumë të rralla dhe zakonisht arsyeja është gjendja e rëndë shëndetësore, më së shpeshti në lidhje me sëmundjet e zemrës.

Shmangni aktivitetet e shpeshta seksuale nëse keni anginë, aritmi, hipertension të pakontrolluar, kardiomiopati…

Në rastet serioze, le të themi psh. në rastet kur keni patur infarkt paraprakisht, mjeku do të ju këshillojë se sa kohë do të ju duhet të abstenoni.

3. Disa afrodiziakë mund të jenë të rrezikshëm

Me shekuj, njerëzit kanë përdorur simulantë për të përmirësuar jetën seksuale.

Megjithatë, afrodiziakët ndonjëherë mund të jenë shumë të rrezikshëm.

Pas disa rasteve të sulmeve të zemrës por edhe të vdekjes, Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka ndaluar distribuimin e simulantëve të caktuar seksualë, megjithëse mund të gjenden ende në tregje.

Para përdorimit të çfarëdo afrodiziaku, sigurohuni që nuk i takoni grupeve të rrezikuara (zakonisht janë personat që kanë problem me zemër dhe me tension të lartë të gjakut).

4. Kondomët nga lateksi mund të jenë vdekjeprurës

Kondomët nga lateksi janë shumë të popullarizuar, por disa njerëz janë alergjik në këtë material.

Reaksionet më të shpeshta janë urtikaria gjenitale ndërsa në disa raste mund të vije tek reaksionet e rënda, ku ndihma e parë është e nevojshme.

Si zëvendësim adekuat mund të ju shërbejnë kondomët nga poliuretani apo nga materialet tjera mbrojtëse.

5. Seksi në shtatzëni është i sigurt, me disa përjashtime

Frika gjatë seksit se mos lëndohet shtatzëna apo foshnja në të shumtën e rasteve është pa bazë. Nëse shtatzënia është e shëndetshme, nuk ka arsye që të përmbaheni nga seksi.

Megjithatë, nëse shtatzënia është me rrezik të lartë, nëse keni vërejtur gjak apo rrjedhje të lëngut amniotik nga vagina, shmangni marrëdhëniet seksuale.

Gjithashtu, përdorimi i ndihmësve seksualë mund të shkaktojë infeksione dhe lëndime, këto përjashtime mund të jenë të rrezikshme për nënën dhe foshnjën.

Artikulli paraprakGjinia e bebes suaj, në cilën javë mund ta kuptoni sipas doktorëve
Artikulli i rradhës Fotografitë e bukura tregojnë momentet e nënave duke ushqyer me gji në publik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.