Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 shenjat që tregojnë se foshnja juaj nuk është akoma gati për të lindur

Këshilla për shtatzëna 25/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas disa muajve shtatzënie, shumica e grave në muajin e nëntë presin me padurim ditë ne lindjes. Megjithëse ekziston frika e dhimbjeve të lindjes, sikleti dhe dhimbjet gjatë shtatzënisë e bëjnë të ndihet nënën sikur tashmë ka ardhur koha për të lindur. Mirëpo herë pas here mund të ndodhë që këto shenja të përjetuara në këto momente t’ju zhgënjejnë.

Megjithëse disa shenja tregojnë se bebi do të lindë, ka shenja të tjera që thonë se foshnja do të qëndrojë në bark për një kohë më të gjatë.

Më poshtë ju tregojmë se cilat janë këto shenja:

1.Ndryshon pozicioni i bebit në bark. Kryesisht është natyra e trupit të nënës që përcakton llojin e lindjes së fëmijës. Por, edhe nëse i vogli juaj duket sikur është ulur më poshtë se nga fillimi, pozicioni i tij ndryshon në kohën e lindjes. Foshnja ulet pak më shumë në bark. Pra nëse shihni se barku juaj është ende si më parë dhe bebi është në mitër, kjo tregon se ai ende nuk është gati të vijë në këtë jetë.

2.Kontraktimet nuk tregojnë gjithmonë se është koha e lindjes. Shumica prej nesh besojnë se kontraktimet shënojnë fillimin e lindjes. Për shumë gra, kontraktimet mund të ndodhin edhe muaj përpara fillimit të lindjes. Ndonjëherë janë të dhimbshme dhe ndonjëherë nuk japin asnjë dëmtim. Kontraktimet mund të vijnë dhe të zhduken me kalimin e kohës tek disa gra. Sugjerohet që të prisni të paktën një orë dhe nëse kontraktimet vazhdojnë të jenë të pranishme, atëherë është koha të shkoni në spital.

3.Djegësirë në stomak. Një nga simptomat më të tmerrshme që mund të shfaqet së bashku me shtatzëninë dhe theksohet në fund të saj është djegia e stomakut dhe urthi. Ndonjëherë kjo ndodh pas çdo vakti dhe herë të tjera, kjo dhimbje e padurueshme mund të zgjasë gjithë natën. Kjo gjendje zakonisht fillon sepse procesi i tretjes ngadalësohet për shkak të hormoneve të shtatzënisë. Gjatë tremujorit të tretë ndërsa ka afruar data e lindjes, bebi në mitër mund të shtyjë zonën e stomakut më pranë ezofagut. Besohet se urthi në këto momente tregon se foshnja ende nuk është gati për të lindur. Pra, pritja mund të jetë pak më e gjatë.

4.Ijet definitivisht nuk gënjejnë. Ka disa gra që mund të ndiejnë presion në zonën e tyre të ijeve disa javë përpara datës së caktuar të lindjes. Me kalimin e kohës presioni në këtë pjesë do të shtohet sidomos para lindjes së fëmijës. Ndërsa foshnja zbret poshtë në mitër, presioni në zonën e hijeve mund të rritet ndjeshëm. Pra, në qoftë se ndieni ende forcë në zonën e ijeve atëherë tregon se nuk ka ardhur akoma koha për të lindur.

5.Mund të dojë më shumë kohë për nënat që janë shtatzënë për herë të parë. Vetëm pak femra lindin pikërisht në datën e tyre të duhur. Në të vërtetë, për shumicën e nënave që lindin për herë të parë, kontraktimet mund të mos fillojnë as pak ditë pas ditës së parashikuar të lindjes. Thuhet se një nga arsyet më të mëdha për këtë vonesë është sepse trupi nuk i është nënshtruar këtij procesi më parë. Meqenëse çdo shtatzëni është unike, data e lindjes mund të ndryshojë në mënyrë drastike.

Artikulli paraprakSi ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, cilat zona pësojnë ndryshimet e para
Artikulli i rradhës Oda e Mjekëve obligon anëtarët të përdorin faksimilet nga 1 maj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.