Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 tipa të vjehrrave: Cilit tip i takon vjehrra juaj?

Femina 28/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Miqtë gjithmonë mund t’i zgjidhni, mirëpo anëtarët e familjes nuk është e mundshme, prandaj edhe situata tensionese ndërmjet nuses dhe vjehrrës pothuajse bëhen gjëra normale. Megjithatë, nuk do të thotë që problemet nuk mund të zgjidhen – ja disa këshilla.

Sado që të jetë marrëdhënia specifike dhe e komplikuar, mos lejoni që lumturinë dhe qetësinë familjare ta prishë marrëdhënia jostabile dhe jo e rregullt me nënën e burrit, transmeton.

Ne ju zbulojmë të gjitha tipat e vjehrrave dhe, ajo që është më e rëndësishme, mënyrat se si do të duhej t’u qaseni…

Aleatja
Ajo në fillim është tërësisht e magjepsur pas jush, sepse mendon se ka fituar shoqe të re. Mirëpo, pas një kohe të caktuar do të dëshirojë që nëpërmes jush ta ndryshojë birin e saj. Kuptohet, kritikat me vend duhet të vlerësohen, por problemet krijohen nëse fillon t’ju krijojë ngarkesë. Mjeti më i mirë kundër sjelljes së këtillë është sinqeriteti. Shpjegojani vjehrrës se nuk jeni e gatshme të bëheni pjesë e manipulimeve të saja. Nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë. Ju duhet t’i ndihmoni, e jo të lidhni aleancë me nënën e tij dhe t’i punoni pas shpine.

E gjithëdijshmja
Ajo di të fërgojë mishrat më të shijshëm, ajo di ku gjenden veshjet më të lira, ajo e di se kur është më së miri të shkohet në pushime verore, ajo di se si duhet të edukohen fëmijët… Po, ajo është e gjithëdijshmja, e cila nuk e fsheh se është më kompetente se ju për gjithçka, sepse ajo ka 20 e më shumë vite që i është përgjigjur djalit të saj, e kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës. Nëse futeni në luftë, vetëm do ta thelloni konfliktin. Në situata të këtilla më së miri është të reagoni me kthjelltësi. I thoni asaj “mish pule kaq me shije e kam ngrënë vetëm tek ju, por sidoqoftë do të dëshiroja të provoja këtë recetën e re”. Mirëpo, nëse fillon shumë të prekë në intimitet, duhet të bëheni direkte: “plotësisht e kuptoj se çfarë kishit ndërmend, por ne kemi vendosur të bëjmë diçka tjetër”

E rezervuara
Kur t’ju takojë, flet vetëm me birin e saj dhe kohë pas kohe ju drejtohet juve me disa fjali stereotipe. Distanca e saj ju krijon shqetësim dhe ju fyen. Bëje hapin e parë i cili do ta rregullojë atmosferën e tendosur – thirreni në telefon, vizitoje, blini asaj ndonjë gjë të vogël. Nëse edhe pas kësaj ajo mbetet e ftohtë, atëherë s’ka ndihmë. Duhet ta pranoni si të tillë. Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha është që partnerin mos ta ngarkoni me fjalë se psh. se nëna e tij është e papërballueshme, sepse kjo gjë e dëmton lidhjen tuaj.

Vjehrra e ligë
Ajo do të përpiqet t’i thotë atij se si ju gjithçka e bëni gabimisht. Nuk frenon veten që publikisht t’ju qortojë sa herë që i jepet rasti. Pas kësaj, kuptohet, ngazëllehet. Pse e bën këtë? Sepse frikësohet se do ta humbasë djalin përgjithmonë. Çfarë të bëni? Ky është një skenar klasik nëpër amvisëri në të cilat jetojnë disa gjenerata. Atëherë reja dhe vjehrra që në start e fillojnë luftën për pushtet, sepse në interes të të dyjave është që të luftojnë për fuqi (pushtet). Grindjet e hapura në këto raste nuk mund të shmangen. Partneri juaj duhet të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë i duhet bërë e ditur nënës së tij shumë qartë. Ajo është zgjidhja e vetme.

Viktima e përjetshme
Fjalia e saj standarde është “asnjëherë nuk keni kohë për mua!”. Ajo me shumë dëshirë çdo ditë do të vinte për t’ju hekurosur, përgatitur ushqimin dhe për t’ju ndihmuar. Nëse e refuzoni, do të sëmuret ose do të bëhet depresive, dhe do të mundohet që të ledhatuarit të saj t’ia imponojë ndjenjën e fajësisë. Ky është një rast shumë delikat, sidomos nëse ajo është e shkurorëzuar ose e ve. Çfarë të bëni? Zgjidhja e vetme është kompromisi. I lejoni që të vijë kohë pas kohe tek ju dhe t’ju ndihmojë, por edhe inkurajojeni që me shoqet e saja të shkojë në ndonjë pushim, që të krijojë njohje të reja.

Artikulli paraprakKaq orë gjumë duhet të bëjë një grua shtatzënë
Artikulli i rradhës Mjekët japin alarmin: Sëmundjet e zemrës po prekin edhe të rinjtë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.