Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 truqe si t’i lehtësoni dhimbjet menstruale

Femina 21/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tensioni, nervozizmi, dhimbjet e forta, ënjtja, mundimi dhe të vjellat… janë vetëm disa nga simptomat që çdo femër përjeton gjatë ditëve menstruale. Për fat të mirë, ekzistojnë disa truqe të vogla që mund t’i parandalojnë dhimbjet menstruale!

  • Mbështetësit e ushqimit të shëndetshëm pohojnë se dieta ushqyese është mëse e rëndësishme gjatë ciklit dhe se duhet të reduktohet në mënyrë drastike konsumi i mishit të kuq, produktet e qumështit, sheqerit, kafeinës dhe alkoholit.
  • Ushqimi i pasur me peshk është shumë i rekomanduar, ashtu sikur edhe ushqimet që përmbajnë magnez dhe përbërës tjerë që relaksojnë muskujt. Nëse nuk mund t’i konsumoni, së paku merrni suplemente të magnezit.
  • Bëni vetes aromaterapi, me anë të pecetave të ngrohta dhe masazhit. Rekomandohen vajra esencialë të kamomilit, livandos ose jaseminit. Reflekset përmes masazhit që bëhen në duar, në mes të gishtit të madh dhe atij tregues thuhet se ndihmon shumë, andaj provojeni sepse nuk ju kushton asgjë.
  • Rekomandohen ushtrime të përshtatshme sepse vërtetë ndihmojnë në lehtësimin e muskujve. Stërvitjet ndikojnë në lirimin e beta-endorfinës që vepron kundër dhimbjeve në trupin tonë, ngjashëm sikur morfiumi.
  • Përveç ecjes, edhe ushtrimet e zgjatjeve janë shumë të mira.
  • Gjeni peceta higjienike të cilësisë së lartë që ju bëjnë të ndiheni freskët çdo moment. Përzgjedhja e këtyre pecetave kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për relaksim – gjë që paraqet pikën më të rëndësishme të problemeve menstruale. Konsumoni sa më shumë ujë ose limonadë, çajra bimore, supë. Lëngjet e lartpërmendura do të ju hidratojnë dhe ngrohin, duke rritur qarkullimin e gjakut, gjë që relakson muskujt.
  • Edhe pse mund të jenë temperatura shumë të larta +40 gradë për të pirë çaj, ofroni vetes një shans të tillë për të pirë! Bëhet fjalë për çaj nga xhenxhefili, një nga çajrat më efektivë për dhimbjet menstruale. Pijeni tri herë në ditë, që nga fillimi i gjakderdhjes e deri në fund. Preni në sasi të vogël dhe të grimcuar xhenxhefilin, hidheni në ujë të nxehtë, lëreni për 20 minuta dhe më pas pijeni atë.
Artikulli paraprakMjekët: Largojini salsiçet nga fëmijët tuaj menjëherë
Artikulli i rradhës Horoskopi, 22 shtator 2017

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.