Më shumë se gjysma e SHBA-së po përjeton një rritje të rasteve me covid-19.
Montana, New Mexico, Karolina e Veriut, Tenesi dhe Vermont janë pesë shtetet që janë në zonën e rrezikuar nga rritja e numrit të rasteve me covid-19 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ekspertët shëndetësor kanë paralajmëruar se SHBA mund të përjetojë një rritje të rasteve dhe viktimave nga covid-19 në muajt e ardhshëm.
Numri i të infektuarve në SHBA ka pësuar një rritje në 31 shtete, kurse në Alabama, Hawaii, New York, Kalifornia dhe 12 shtetet e tjera, numri i të infektuarve nuk ka pasur ndryshim.
Aktualisht, SHBA kanë regjistruar 7.7 milionë të infektuar dhe 214,764 viktima./GazetaShneta/