Kujtesa juaj do të dobësohet
Kur fleni vonë, truri juaj humbet efikasitetin çdo orë, gjë që e bën më të vështirë për të mësuar dhe për të kujtuar gjërat. Për më tepër, informacioni shkon vetëm në kujtesën tuaj afatshkurtër, prandaj nuk ka garanci se do ta kujtoni të gjithën nesër.
Ju keni gjasa të vdisni më herët
Një studim nga Northwestern Medicine në SHBA dhe Universitetin e Surreyt në Britani të Madhe zbuloi se ata që flenë më vonë kanë rrezik 10% më shumë se të tjerët të vdesin më herët. Sa më shumë që të jetë e mundur, ekspertët këshillojnë që të bëhet gjithçka që ju nevojitet gjatë ditës që të mos e shtyni kohën e gjumit.
Do të jeni në rrezik për goditje në tru dhe në zemër
Sipas një studimi nga Medical Warwick Medical botuar në European Heart Journal, tregon se nëse merrni më pak se gjashtë orë gjumë rrit rrezikun për sulm në tru dhe në zemër.
Dëmtoni sistemin imunitar
Një raport i botuar nga Harvard Helath Publishing, thotë se mungesa e gjumit mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar dhe të kontribuojë në çështjet shëndetësore dhe gjëja më e keqe është se ajo madje mund t’ju bëjë të pavetëdijshëm për ndikimin e saj edhe kur përformanca juaj bie.
Keni më shumë gjasa të fitoni peshë
Duke qëndruar zgjuar deri vonë, keni nevojë të hani më shumë. Ushqimi gjatë natës është i lidhur me rritjen e peshës. Pagjumësia gjithashtu i ngatërron hormonet tuaja dhe ju bën më të uritur. Me kalimin e kohës, ushqimi i tepërt mund të çojë në obezitet.
Mund të fitoni depresionin
Ka diçka për natën që nxjerr mendime të errëta dhe preferenca juaj për të fjetur vonë mund të shkaktojë që të futeni në depresion. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse keni dibaet të tipit 2./GazetaShneta/