Ushtroni disa orë pas ngërçit
Dhimbjet janë shenjat e hershme të lodhjes nga nxehtësia dhe për shkak se simptomat mund të përshkallëzohet shpejt dhe goditja e nxehtësisë mund të jetë vdekjeprurëse. Mos ushtroni për të paktën disa orë nëse keni ngërç muskulor në një ditë të nxehtë. Gjithashtu, nëse përjetoni shenja të tjera si marramendje, dobësi ose vështirësi në frymëmarrje sigurohuni që menjëherë të kërkoni kujdes mjekësor.
Qëndroni të hidratuar por jo me pije të gazuara
Megjithëse reklamat me pije të gazuara dëshirojnë që ju të besoni ndryshe, pijet e gazuara janë të dëmshme për shëndetin. Një studim I bërë në minjtë dhe I botuar në Gazetën Amerikane të Fiziologjisë, tregon se pijet e gazuara për dehidratim mund të shkaktojnë më shumë dehidratim, por gjithashtu mund të dëmtojnë veshkat në të njëjtën kohë. Pa dyshim, uji I thjeshtë është një mundësi më e mirë, prandaj sigurohuni që të merrni një shishe me ujë për të shmangur pijet e gazuara.
Pini ujë të ngrohtë në shishe
Nëse merrni ujë me vete është ide e mirë ta merrni atë në shishe çeliku ose shishe alumini. Kjo për shkak se një studim I Universitetit të Floridës në SHBA zbuloi se kur ngrohet uji në shishe të plastikës mund të ketë një element që shkakton kancerin, të quajtur antimon, si dhe bisfenol A, I njohur zakonisht si BPA. Për këtë arsye, është gjithashtu e mire të mos ruani ujë në shishe në hapësira të nxehta si makina juaj ose të blini ujë nga dyqanet ku shishet lihen jashtë.
Mbani vitamina në kuzhinë ose në banjo
Ruajtja e vitaminave dhe ilaçeve në kuzhinë ose në banjo mund ta bëjë më të përshtatshme për ju që t’I merrni ato, por mbajtja e pilulave në këto dy hapësira nuk janë ideale. Sipas hulumtimit nga Universiteti Purdue me bazë në SHBA, disa përbërës aktiv në tablet, duke përfshirë vitaminat e tretshme në ujë si B dhe C, mund të shpërndahen plotësisht në kushte të ngrohta./GazetaShneta/