Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fruthi gjatë shtatzënisë

Femina 19/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fruthi mund të jetë i vështirë për t’u diagnostikuar gjatë shtatzënisë, sepse shpesh mungon skuqja e ndjeshme e infeksionit, tha Bansal, i cili ishte i përfshirë në trajtimin e një gruaje me fruth.

Nuk është e qartë se pse vie deri tek skuqja karakteristike – e cila shfaqet si njolla të dallueshme të mëdha të kuqe që zakonisht përhapen nga fytyra në qafë dhe për të kaluar deri te këmbët – por ka gjasa për shkak të ndryshimeve në sistemin imunitar që ndodhin gjatë shtatzënisë, tha ajo për livescience.

Në fakt, gruaja kishte një skuqje të butë kur ajo shkoi në spital gjatë javës së 32-të të shtatzënisë.

Ajo u tha mjekëve se ajo gjithashtu kishte një dhimbje të fytit dhe ethe. Skuqja, e cila ishte përcjell me kruarje e me gunga të kuqe, fillimisht u shfaq në pëllëmbët e duarve të saj dhe më pas u përhap në fytyrë, sipas raportit.

Por thjesht të kesh një skuqje të lëkurës nuk do të thotë se një person ka fruthin; viruset e tjera mund të shkaktojnë skuqje, tha Bansal transmeton Gazeta Shneta.

Kur gruaja u pranua në spital, mjekët fillimisht dyshuan se ajo mund të kishte patur një infeksion jospecifik të frymëmarrjes virale, sic mund të ishte gripi.

Ndërsa sëmundja e saj u përkeqësua, mjekët vunë në dukje se skuqja e saj u përhap në gjoks, në shpinë dhe në stomak, një model që është më tipik për fruthin, sipas raportit.

Gratë shtatzëna që nuk kanë marrë vaksinën kundër fruthit siç ishte rasti me këtë grua, janë në rrezik të shtuar për sëmundje të rënda dhe komplikime të fruthit, sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve.

Grupi gjithashtu vë në dukje se marrja e fruthit gjatë shtatzënisë është e lidhur me një rritje të rrezikut të shtrimit në spital dhe pneumonisë, si dhe një rritje të rrezikut të lindjes së parakohshme, abortit ose të një foshnje me peshë të ulët./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA është Vazelina çelësi i flokëve të gjata dhe të shndritshme?
Artikulli i rradhës 6 arsye pse të qëndroni zgjuar deri vonë është keq për shëndetin

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.