Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

6 shkaqet që mund të keni gjëndra në gjoks, por jo kancerogjene

Femina 31/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Frika se mund të jeni prekur nga kanceri mund të jetë një përvojë që padyshim do t’ju ndryshonte jetën. Në të vërtetë, çdo lajm i keq që lidhet me shëndetin tonë na ndihmon të shohim jetën në një dimension tjetër nga ai që jemi mësuar. Ndikon jo vetëm tek ne, por edhe në familje. Është detyra jonë të kujdesemi për trupin tonë, sepse është ai është i çmuar. Pra, është e domosdoshme që të trajtohet edhe problemi më i vogël shëndetësor ose çdo dyshim se mund të jeni prekur nga një sëmundje. 

Gjetja e një gunge në gjoks mund të jetë e frikshme për këdo. Edhe nëse jeni një person shumë i fortë, prania e një gunge në gji mund të jetë me të vërtetë alarmante. Por duhet të lehtësoheni pasi jo të gjitha gjëndrat që dalin mbi lëkurën e gjoksit mund të jenë kancerogjene. Ekzistojnë shumë mundësi që një gungë në gjoks të ndodhë edhe për shkaqe të tjera. Natyrisht që duhet të shkoni tek mjeku për ta qartësuar këtë pjesë dhe për të kontrolluar gjirin tuaj.

Ka 6 shkaqe të gjëndrave të gjirit që nuk janë kancerogjene.

1.Periodat mujore. Shumë ndryshime hormonale ndodhin para, gjatë dhe pas periodave të gruas. Për shkak të këtyre ndryshimeve hormonale, në gjoks mund të formohen gjëndra. Këto gunga të vogla zhduken brenda një jave ose pak më shumë pa ndonjë trajtim specifik. Por kjo lloj gunge mund të shkaktojë dhimbje. Pra, kërkoni nga mjeku juaj që t’ju sugjerojë një ilaç kundër dhimbjes.

2.“Nekrozë yndyrore”. Qelizat e shëndosha mund të vdesin për shkak të shkaqeve të tilla si operacioni, lëndime të lehta apo ekspozimet ndaj rrezatimeve. Qelizat e vdekura të dhjamit mund të ngelen në lëkurë dhe të formojnë gunga të vogla. Nëse kjo është përvoja juaj, kontrollohuni tek mjeku. Këto lloj gjëndrash nuk janë kancerogjene, dhe me shumë gjasa nuk do të duhet një operacion për ta hequr.

3.Papilloma: Tumoret në thithat e gjirit dhe gjëndrat e qumshtit quhen “papillomas intraductal”. Këto gunga janë të përbërë nga indet fibroze, gjemba dhe enët e gjakut. Mund ta ndieni sikur po prekni një mermer të fortë. Një gjendër e vetme e tillë nuk mund të rrisë shanset për kancer, por ka disa faktorë që mund të rrisin shanset për t’u prekur nga kanceri pas papillomave.  Këta faktorë mund të jenë papilloma të shumta, arsye të trashëguara dhe qeliza anormale brenda gungave. Nëse keni një papilloma kur jeni të reja, mund të jetë një rrezik për kancerin e gjirit më vonë.

4.Fibroza e gjirit: Kur në gji ka inde shtesë me yndyra të ngopura njihet si fibrozë e gjirit ose ndryshime fibroze në gjoks. Shkaku i fibrozës në gji nuk dihet. Një teori është se luhatjet tuaja hormonale mujore gjatë periodave mund të shkaktojnë ndryshime fibrocistike. Cistet që formohen gjatë fibrozës së gjirit nuk janë kancerogjene. Por kjo lloj gunge mund të jetë e dhimbshme prandaj duhet të konsultoheni me mjekun për të menaxhuar këtë dhimbje. Mjeku do të shohë edhe nëse këto ciste mbartin rreziqe për t’u prekur nga kanceri i gjirit në të ardhmen.

5.Tumoret Phyllodes. Këto lloj gungash janë më të buta se llojet e tjera dhe zakonisht shkaktojnë dhimbje. Zakonisht ato nuk janë kancerogjene por duhet t’i hiqni me operacion. Kjo për shkak se këto lloj tumoresh vazhdojnë të rriten me shpejtësi dhe të rrisin rrezikun për kancer. Për më tepër këto lloj tumoresh nuk kurohen me kimioterapi dhe për këtë arsye është e domosdoshme t’i kontrolloni sa më herët.

6.Fibroadenomas: Zakonisht ndodh tek vajzat e reja, fibroadenomas janë gunga beninje. Këto gunga mund të lëvizin brenda gjoksit dhe të ndihen në të prekur. Mjeku juaj do të bëjë një mamografi ose një eko për të konfirmuar diagnozën e fibroadenomave. Mekanizmat e vegjël të fibroadenomave (rreth 2 cm) nuk janë shkak për t’u shqetësuar. Por fibroadenomas më të mëdha mund të rrisin shanset tuaj për kancer. Këto janë më të mëdha dhe janë të parregullta.

Artikulli paraprakIBS-ja dhe probleme të tjera të tretjes mund të jenë një tregues i hershëm i sëmundjes së Parkinsonit
Artikulli i rradhës Përfitimet shëndetësore të lëkurës së kumbullës që duhet të dini

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.