Edhe pse ata nuk janë fëmijët tuaj, nipërit dhe mbesat janë familja juaj. Me kalimin e kohës, do të kuptoni se përvoja që ndani me ta ka një ndikim të madh në lumturinë dhe mirëqenien tuaj. Ky moment mes të mos qenit nënë, por të jesh teze është një nga momentet më magjike në jetë.
Çuditë që vetëm tezet i kuptojnë:
Me secilin nip apo mbesë që lind, zemra juaj bëhet vetëm më e madhe. Kjo thënie e vjetër se gjithmonë ka vend për një më shumë vlen edhe për zemrën e një teze.
Ju keni mundësinë të bëni me ta gjithçka që nuk keni bërë kur ishit vajzë. Me fjalë të tjera, ju keni mundësinë për të luajtur të gjitha lojërat më të mira të fëmijërisë dhe adoleshencës me ta tani.
Ju e shihni veten në to. Jo vetëm fëmijëria juaj me motrën tuaj por gjithashtu mund të mbani mend nga një këndvështrim tjetër mënyrën se si ju rritën prindërit tuaj. Duke parë se sa e vështirë është të kujdesesh për një fëmijë, mendoni se si nëna juaj u kujdes për ju dhe vëllezërit dhe motrat tuaja.
Mund të provoni gjëra absurde. Meqenëse jeni tezja dhe nuk keni pse të merreni me përgjegjësinë e të ngërnit drejt ose të irritoni fëmijën duke thënë “jo”, ju e jepni atyre vetëm më të mirën.
Ju bëjnë të ushtroni një talent të veçantë për t’iu përgjigjur pyetjeve të papërshtatshme. Dhe kështu, ata e zhvillojnë krijimtarinë e tyre në një nivel shumë më kompleks dhe superior.
Ju bëjnë të qeshni kur thonë gjëra të papërshtatshme ose me shqiptim të gabuar dhe keni qenë ju ata që i mësuat fshehurazi.
Ata ju ndihmojnë të jeni më të përgjegjshëm. Të jesh teze dhe të kesh mundësinë për të përjetuar kujdesin e fëmijëve ju bën të vetëdijshëm për përgjegjësitë e përfshira në të pasur një fëmijë. Në këtë mënyrë është e mundur të zbuloni nëse jeni të përgatitur për të. /GazetaShneta/