Përfitimet e seksist janë përtej dhomës së gjumit. Në fakt, seksi mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, të rrisë imunitetin tuaj dhe seksi i rregullt me partnerin tuaj krijon një lidhje intime që është vendimtare për një marrëdhënie të shëndetshme.
Por nëse nuk jeni gjithmonë në humor për të qenë aktiv seksualisht, nuk jeni vetëm. Shumë gra kanë lëvizje seksuale të ndryshueshme, të cilat mund të jenë rezultat i çështjeve të mëtha, thotë Ian Kerner, PhD dhe psikoterapeut në New York. “Në disa mënyra, dëshira seksuale është një barometër i shëndetit tuaj të përgjithshëm”, shpegon ai. “Nëse dikush vjen me një epsh të ulët, shpesh mund të jetë një tregues se diçka tjetër po ndodh emocionalisht ose fizikisht”, transmeton Gazeta Shneta.
Zbuloni se çfarë kanë nevojë gratë që të ndihen të lumtura dhe të kenë një jetë të shëndetshme seksuale.
Bisedoni me partnerin tuaj për jetën seksuale që keni
Gratë janë më të lumtura në shtrat kur ndjehen të sigurta, prandaj mos keni frikë të pyesni për historinë seksuale të partnerit tuaj.
Përdorni produktet e duhura për ta bërë atë të ndjehet rehat
Është e njohur gjerësisht se vetëm gratë në një moshë të caktuar priren të përjetojnë thatësi vaginale, e vërteta është se edhe gratë e reja mund të kenë probleme të tilla. Për t’i bërë gjërat më të rehatshme, provo përdorimin e një librifikanti, vetëm zgjidhni llojin që blini pasiqë ka dallime thelbësore në mes tyre.
Kërkoni atë që doni në shtrat
Mund të jetë frikësuese për të ndarë dëshirat seksuale me një njeri tjetër. Por, mund t’i tregoni partnerit tuaj se keni pasur një fantazi për seksin që iu pëlqen.
Rutina e stërvitjeve
Ushtrimet e Kegelit mund të bëjnë mrekulli për të forcuar zonën e plevnikut të vaginës tuaj. Kështu do të keni seks më të mirë, më intensiv dhe do të përjetoni orgazmë. Bërja e ushtrimeve në mënyrë të përshtatshme mund të japë rezultate të tilla si zgjimin e dëshirës për seks, qarkullimi më i mirë i gjakut dhe madje edhe aftësinë për të prodhuar më shumë lubrifikim.
Besimi dhe siguria emocionale
Është e vështirë të kënaqesh seksualisht nëse ndjeheni të shqetësuar për besnikërinë e partnerit tënd. Nëse mendoni se partneri juaj mund të ketë një lidhje tjetër është e rëndësishme ta adresoni atë.
Mirëkuptimi
Të dy personat mund të vuajnë nëse një grua nuk ndihet mirë për trupin e saj, por mos u shqetësoni për strijat dhe mbipeshën. Përqendrohuni në gjërat momentale. Konsideroni ndryshimin e ndriqimit në qoftëse nuk ndjeheni rehat.
Ushqimi i duhur për një trup të shëndetshëm dhe rritjen e dëshirës seksuale
Hulumtimet nga Universiteti i Teksasit A&M tregojnë se shalqini mund të relaksojë enët e gjakut dhe gjithashtu të rrit epshin tuaj. I njëjti efekt mund të shihet edhe nga ushqimet e pasura me vitaminë C, si portokalli dhe karrota. Hulumtimet tregojnë se vitamina rrit qarkullimin e gjakut dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e nxitjes së seksit tek gratë./GazetaShneta/