Njerëzit mund të mbesin shtatzënë në çdo kohë, para ciklit, pas ciklit por edhe gjatë ciklit menstrual. Një person ka më shumë gjasë të mbetë shtatzënë në mes të ciklit menstrual dhe kjo periudhë quhet dritarja e pjellorisë.
Ka më shumë gjasë që një grua të mbetët shtatzënë në mes të ciklit të tyre kur vezoret e lëshojnë një vezë në një proces që quhet ovulacion. Pastaj veza udhëton në mitër, ku një qelizë spermë mund ta fekondojë atë.
Sipas Zyrës për Shëndetin e Grave, cikli menstrual ndodhë çdo 28 ditë. Cikli menstrual është koha mes ditës së parë të periudhës së fundit dhe ditës së parë të periudhës së ardhshme. Kurse, ovulacioni zakonisht ndodhë në mes ditës 7 deri në ditën 19 pas përfundimit të ciklit.
Veza mund të mbijetojë vetëm 12-24 orë pas ovulimit. Për këtë arsye, duhet ta fekondojë një qelizë e spermës në këtë kohë në mënyrë që shtatzania të ndodhë. Shanset më të mëdha për të mbetur shtatzënë janë nëse qifti kanë marrëdhënie seksuale në tri ditë para dhe deri në ditën e ovulimit.
Por, kjo nuk është aspak e thjeshtë për shkak të tre faktorëve kryesorë:
Gjatësia e ciklit menstrual të një gruaje
Dallimet mujore në kohën e ovulacionit dhe
Sa kohë spermatozoidi qëndron gjallë brenda trupit femëror.
Mjekët përgjithësisht pajtohen se nuk ka gjasa të mëdha që një grua të mbetë shtatzënë në ditët që janë afër ciklit menstrual. Kjo është e vërtetë nëse cikli i tyre ështënë rregull dhe kanë një cikël të rregullt 28 ditor.
Megjithatë, duke pasur parasyshë natyrën fluide të dritares pjelore, për ata që nuk duan të kenë fëmijë është më mirë të përdorin kontracepsion edhe në këtë kohë./GazetaShneta/