Afërsisht 15% e shtatzënive mund të përfundojnë në një abort.
Kjo mund të ndodh për shkak të anomalive kromozomale ose shkaqeve të tjera të panjohura që e bëjnë shtatzëninë tuaj të pamundur për të vazhduar tutje shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimet tregojnë se 50% ose më shumë e aborteve shkaktohen nga gjenetika jonormale. Ndërsa, rreth 30% nuk kanë shkaqe të njohura.
Mosha e shtyer, obeziteti, nënpesha, përdorimi i substancave dhe problemet kronike mjekësore, si diabeti, disa çrregullime të tiroides dhe hipertensioni, të gjitha rrisin rrezikun e abortit.
Ndërsa shumë nga këta faktorë rreziku janë jashtë kontrollit tuaj, ka mënyra të tjera për të reduktuar shanset tuaja për të pasur një abort.
Këtu përfshihen:
-shmangia e duahnit
-vaksinimi kundër gripit
-mbajtja e një peshe të shëndetëshme
-ngrënia e një diete ushqyese
-kujdesi i rregullt prenatal
-shmangia e alkoolit
-trajtimi i problemeve kronike shëndetësore. /Gazeta Shneta/


