Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

7 problemet e penisit tek djemtë që nënat nuk i dinë, ja si t’i trajtoni

Jetë 30/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Little boy playing football
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë nëna nuk kanë njohuri kur bëhet fjalë për kujdesin e shëndetit të penisit të djalit të tyre, prandaj është e rëndësishme të jenë në dijeni për atë se çfarë duhet kërkuar, transmeton Gazeta Shneta

Portali britanik i destinuar për bebe ‘Babyology’, ka zbuluar 7 problemet më të zakonshme dhe ka treguar rrugën drejt trajtimit të tyre.

1. Lëndimi

Shumica e djemve të vegjël janë përplot energji, duke vrapuar vazhdimisht, duke hipur skuterë dhe biçikleta, duke kërcyer nga pemët dhe çdo gjë tjetër që përfshin rrezik potencial.

Ndërsa mund të cilësohet normale, kjo do të thotë se ata shpesh janë më të prirur ndaj aksidenteve, dhe kjo përfshin lëndimet në organet gjenitale.

Në qoftë se penisi i është shtypur, prerë apo shqyer në çfarëdo mënyre, ndihma mjekësore duhet të kërkohet menjëherë (e njëjta vlen edhe për testikujt).

2. Shfaqet i skuqur

Mos u shqetësoni nëse penisi i djalit tuaj duket i skuqur në majë, kjo zakonisht është rezultat i një acarimi ndaj pelenave që mbeten për një kohë të gjatë, fërkimi nga pantallona të shkurtra ose mbetje sapuni të mbërthyer në lafshë.

Për ta parandaluar këtë, gjithmonë sigurohuni që të pastroni me kujdes penisin e djalit tuaj, të ndryshoni rregullisht pelenat.

Një tjetër shkak i skuqjes së penisit është balanitisi, një infeksion i cili gjithashtu mund t’u japë atyre dhimbje në urinim.

Kremrat dhe banjot e ngrohta mund të ndihmojnë me këtë, por më së miri është që të bisedoni me mjekun tuaj fillimisht.

3. I shkaktohen kruarje

Djalit tuaj mund të ankohet se i kruhet ose të përpiqet ta kruaj atë më shumë se zakonisht, nëse po, është më mirë të shqyrtohet. Kjo mund të shkaktohet nga locionet e trupit dhe pastrimi i detergjentëve.

Djemtë e vegjël kanë tendencë të mos kenë duart më të pastra dhe sapo të jenë trajnuar në tualet ata do të keni kontakt me penis, kështu që përpiquni t’i inkurajoni ata që të lajnë duart rregullisht dhe të vizitoni pediatrin nëse kruarja nuk largohen.

4. Infeksioni i traktit urinar (ITU)

ITU është veçanërisht te zakonshme tek djemtë e pa bërë synet në vitin e tyre të parë të jetës. Kjo ndodh për shkak se bakteret mund të bien nën lafshën e penisit, e cila pastaj përhapet në traktin urinar.

Shenjat që djali juaj mund të ketë një infeksion të tillë përfshijnë ethe të larta, nervozizëm, dhimbje kur urinojnë, ushqimi i dobët dhe urina me erë të rëndë.

Nëse dyshoni për ITU, ju duhet të bisedoni me mjekun menjëherë, nëse nuk trajtohet (sidomos në foshnje) mund të shkaktojë dëme në veshka.

Lajmi i mirë është se mund të trajtohet në mënyrë efektive me antibiotikë dhe funksionon shumë shpejt.

5. Dhimbje në lafshën e penisit

Lafsha e penisit është shtresa e lëkurës që mbulon kokën e penisit dhe është e ngjitur që nga lindja. Nëse penisi nuk është rrethprerë (i bërë synet), lafsha do të ndahet dhe pastaj mund të tërheqet nga koka.

Kjo ndodh zakonisht në moshën dy-vjeçare, edhe pse mund të zgjasë më shumë, për disa djem ajo mund të shkaktojë një dhimbje të konsiderueshme derisa të ndahet.

Koha zakonisht e zgjidh çështjen, megjithatë është pjesërisht e dhimbshme.

Mjekët rekomandojnë që fëmijët tuaj të bëjnë gjimnastikë penile, duke lëvizur lafshën e penisit poshtë dhe lartë.

6.Lafsha e ngecur

Ndonjëherë kur lafsha rrotullohet poshtë, ajo ngec dhe nuk mund të rikthehet në pozitën e mëparshme.

Kjo dukuri zakonisht është e dhimbshme dhe kërkon ndërhyrje mjekësore, kështu që mos e injoroni nëse e shihni këtë në penisin e djalit tuaj.

7. Ngjitjet penile

Përderisa shumë probleme të penisit rezultojnë në fëmijët që nuk janë të bërë synet, ka disa gjendje që mund të dalin nga prerja e lafshës dhe njëra prej tyre është ngjitja penile.

Kur indet e trupit prehen, skajet ndonjëherë mund të rrinë në kokën e penisit si një shtresë e hollë, duke e bërë atë të duket sikur nuk ishte prerë.

Në shumicën e rasteve ngjitjet janë krejtësisht pa dhimbje dhe zgjidhen me kalimin e kohës kur penisi rritet, kështu që shpesh nuk kërkohet trajtim.
Kur duhet të kërkoni ndihmë?

Nëse jeni të shqetësuar ndonjëherë për penisin e djalit tuaj, atëherë është mirë të bisedoni menjëherë me mjekun. Shenjat kryesore që paraqesin nevojë mjekësore janë:

  • Penisi i fryrë ose shumë i skuqur
  • Ka gjak ose një lëng të ngjashëm me qelb që vjen nga penisi
  • Djali juaj qan ose është i mërzitur kur urinon
  • Lafsha e penisit është e ngecur dhe nuk mund të rikthehet në pozitën e mëparshme.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërbërja e brokolit ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak
Artikulli i rradhës A është e vërtetë se shtatzënia e plak gruan

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.