Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A është e vërtetë se shtatzënia e plak gruan

Këshilla për shtatzëna 30/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deri në vitin 2006 sipas studimeve, është menduar se shtatzënia e nxit plakjen e organizmit të gruas.

Por sa është e vërtetë kjo gjë?

Sipas tyre, shtatzënia modifikon trurin e gruas duke e bërë atë të funksionojë në mënyrë më të ngadaltë dhe sipas tyre, numri i madh i fëmijëve redukton edhe jetëgjatësinë, duke qënë se gruaja jep kalçiumin e organizmit të saj për zhvillimin e kockave të fetusit, pesha rritet dhe kështu metabolizmi do të jetë më i ngadaltë, rritet numri i rrahjeve të zemrës etj.

Por sa pranohet kjo teori në ditët e sotme?

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2017 në revistën shkencore “Nautilus”, Jordana Cepeleëicz, gazetarja e famshme, ka sjellë përfundimet e disa studimeve të kryera në SHBA dhe Danimarkë, sipas të cilave, gratë të cilat sillnin në jetë fëmijën e fundit pas moshës 40 vjeçare, kishin një probabilitet më të madh për të shkuar deri në moshën 100 vjecare.

Gjithashtu, studime të kryera në Guatemala dhe Jeruzalem e lidhin shtatzaninë me faktin se gruaja rinohet pas lindjes si pasojë e zgjatjes së telomerëve (pjesë të kromozonit). Sipas Universitetit hebraik, gruaja do të rinohet më tepër sidomos nëse bën një fëmijë në moshë të madhe.

Shtatzënia dhe cilësia e jetës

Shtatzania ka efekte pozitive kryesisht tek gratë e prekura nga skleroza multiple, dhe këtë e mbështetin studime të ndryshme të kryera në vitet 1994, 2004 dhe 2006 kanë treguar se sëmundja ka një ecuri më të ngadaltë nëse gruaja do të ketë sjellë në jetë fëmijë.

Megjithatë, ende ka studiues që mbështetin faktin se gruaja plaket pas lindjes, dhe kjo konsiderohet si një e dhënë që i përket edhe shoqërisë që është marrë në studim, pra nëse gruaja ka pritshmeri të larta nga roli i saj në shoqëri edhe pas lindjes. Nëse ajo kujdeset për veten e saj dhe rolin e saj në shoqëri apo familje, cilësia e jetës së saj do të përmirësohet. /syri.net

Artikulli paraprak7 problemet e penisit tek djemtë që nënat nuk i dinë, ja si t’i trajtoni
Artikulli i rradhës Kur fillon t’i ndjejë lëvizjet e binjakëve nëna shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.