Tashmë e ke marrë vesh se je shtatzënë! Pas qindra testeve të shtatzanisë që i ke bërë, përfundimisht e ke konfirmuar se je duke pritur një foshnje.
Mund të kesh filluar të mendosh edhe për emrat e ndryshëm që do ia vësh fëmijës e për mijëra gjëra tjera që nuk di nga t’ia fillosh që ti organizosh.
E për të pasur një organizim sa më të saktë gjatë shtatzënisë tënde fillo të listosh disa gjëra më bazike që do të të duhen në fillimet e këtij procesi, përcjellë GazetaShneta.
Kur të caktosh takimin e parë tek gjinekologu, këto janë 7-të prej pyetjeve më esenciale që duhet t’i bësh patjetër dhe të marrësh përgjigjen që të duhet:
Cili mjek/mjeke do të jetë në sallën e lindjes?
– Është gjithmonë ide e mirë që të dish saktë se cilët nga doktorët dhe infermieret do të jenë me ty në sallën e lindjes. Kështu ju do të lidhni një raport me një staf që ka përjcellur tërë ecurinë tënde
Sa shumë peshë duhet të shtoj?
– Duhet të dish përafërsisht masën që të lejohet të shtosh varësisht nga pesha jote para shtatzënisë. Sipas rregullit bazik, gratë me peshë mesatare duhet të shtojnë rreth 11-13 kg; gratë në nënpeshë duhet të shtojnë 18 kg ndërsa ato në mbipeshë 3-9 kg.
A duhet të bëj ushtrime trupore?
– Ushtrimet trupore të kontrolluara sygjerohen shumë si për nënat që kanë ushtruar edhe më parë, si për ato që nuk kanë një rutinë të caktuar. Studimet tregojnë se ushtrimet fizike balancojnë shtimin e peshës por edhe ju mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme si dhe evitojnë prerjen cezariane.
Diskutoni patjetër sëmundjet që mund t’i keni pasur më herët
– Është e domosdoshme që mjeku juaj të dijë sa më herët për historinë e sëmundjeve që ke përjëetuar gjatë jetës tënde (sëmundjet serioze). Po ashtu trego edhe nëse ke pasur ndonjë ndërhyrje kirurigjike dhe nëse ke probleme me anestezion dhe antibiotikë.
Sa të sigurt janë medikamentet gjatë shtatzënisë?
– Nëse je duke përdorur ilaçe të ndryshme, çajëra dhe suplemente bio atëhere shkruaji në një listë dhe njoftoje mjekun për ato që je duke përdorë. Ai do të të tregojë nëse ndonjëra prej tyre ndalohet rreptëssisht gjatë shtatzënisë.
A duhet të bëj kontrolle për viruse?
– Nëse ju dhe partneri juaj keni qenë në udhëtime kohë te fundit është mirë që t’I nënshtroheni një testimi për viruse që ta disni saktë nëse po bartni ndonjë bakterie apo virus.
Me kë të konsultohem në vazhdim?
– Ndani numrat e kontaktit me mjekun tuaj dhe sigurohuni që komunikimi me të është aktiv gjatë tërë shtatzënisë tëndë. Në çdo moment që do të kesh paqartësi, mund ta telefonosh dhe në takimin e caktuar të bisedosh gjerësisht rreth problemeve që po të shqetësojnë. Aënjëherë nuk është e tepërtë që të njoftohesh rreth shëndetit tënd. /GazetaShneta/