Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

7 veprimet që bëjnë beben në barkun e nënës, veprimi i 5-të do t’iu mahnis

Këshilla për shtatzëna 08/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mesin e shumë pyetjeve që bëjnë çiftet derisa gruaja është shtatzënë, është edhe ajo se “çfarë është duke bërë foshnja në bark?”.

Hulumtuesit kanë arritur të zbulojnë së paku shtatë gjëra që bëjnë të palindurit gjatë nëntë muajve:

  1. Zhvillojnë ndjesinë e të shijuarit. Ushqimet që konsumon nëna përfundojnë në lëngun amniotik, të cilin fetusi nis ta shijojë duke nisur nga java e 20. Në këtë mënyrë fëmija shijon gjithçka që konsumon nëna dhe zhvillon kështu sensin e tij të shijes. Për shembull, një studim tregon se nënat që hanë shumë karota gjatë shtatzënisë lindin fëmijë që i pëlqejnë shumë karotat.
  2. Reagojnë ndaj stresit. Nervozizmi dhe stresi i nënës reflektohet drejtpërdrejt tek fetusi dhe sidomos në lëvizjet që ai bën. Studimet tregojnë se nëse nëna është në ankth fëmija prek fytyrën e tij me dorën e majtë.
  3. Bëjnë mimika të ndryshme. Nëse vëreni ekografitë e kryera në 4D, nga java e 24 e shtatzënisë fëmijët mund të duken teksa buzëqeshin apo bëjnë fytyrë të vrenjtur.
  4. Qajnë. Fëmijët qajnë “të heshtur” në barkun e nënës. Mjekët kanë arritur të dëgjojnë me anë të regjistruesve me ultrazë zhurma të ngjashme me të qarën e bebeve apo lemzë.
  5. Njohin vjershat ose përrallat. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Floridas, nëse nënat lexojnë dy herë në ditë vjersha apo përralla, gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, rrahjet e zemrës së fëmijës bëhen më të qeta. Fetusi relaksohet, çka do të thotë se ai i njeh vjershat dhe përrallat që i lexon nëna.
  6. Njohin edhe këngët. Studiuesit kanë konfirmuar se kënga që fëmija ka dëgjuar shpesh gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë do të mbetet e parapëlqyera e tij edhe pasi të vijë në jetë.
  7. Koordinojnë dorën me gojën. Gjatë tremujorit të fundit fëmija arrin të fusë gishtin në gojë, duke koordinuar në mënyrë perfekte lëvizjet e dorës me gojën e tij./Parrotlla/
Artikulli paraprakGjenet për leximin e mendjet e të tjerëve
Artikulli i rradhës Kosova i pret mjekët amerikanë me flia (FOTO)

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.