Sado të mrekullueshme të jenë marrëdhëniet seksuale, jo shumë njerëz e kuptojnë se çfarë ndodh me trupin tuaj kur bëni seks rregullisht.
Trupat tanë në të vërtetë përfitojnë në shumë mënyra nga marrëdhëniet e rregullta dhe në disa raste – masturbimi, transmeton Gazeta Shneta.
Marrëdhëniet e rregullta janë të mira për ju dhe ja pse:
Sistemi imunitar
Njerëzit aktiv seksualisht janë më pak të sëmurë. Studiuesit në Universitetin Wilkes zbuluan se njerëzit që kishin marrëdhënie të regullta kishin një rritje prej 30% të imunoglobulinës A. Profeinat IgA veprojnë si antitrupa.
Përmirëson epshin tuaj
Aktiviteti seksual do ta bëjë seksin më të mirë dhe do të rritë epshin tuaj. Nëse argëtoheni do të dëshironi ta bëni më shpesh.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Marrëdhëniet seksuale në mënyrë specifike ulin presionin e gjakut. Sipas hulumtimeve, burrat që bëjnë seks tre ose më shumë herë në javë ulin rrezikun e tyre për të pasur një sulm në zemër ose goditje në tru.
Djeg kaloritë
Seksi është një formë me të vërtetë e shkëlqyer ushtrimesh. Ashtu si me stërvitjen, qëndrueshmëria ndihmon në maksimumin e përfitimeve.
Qetëson dhimbjen e kokës
Orgazma mund të bllokojë dhimbjen. Stimulimi vaginal mund të bllokojë dhimbjet kronike të shpinës dhe këmbëve dhe vetë stimulimi gjenital mund të zvogëlojë dhimbjet e menstruacioneve, dhimvjet artritike dhe në disa raste edhe dhimbjet e kokës.
Parandalon kancerin
Burrat që ejakuluan shpesh kishin më pak të ngjarë të kishin kancer të prostatës gjatë një studimi i cili u botua në Journal of the American Medical Association.
Ndihmon për gjumë
Pas orgazmës, hormoni prolaktin lëshohet i cili është përgjegjës për ndjenjat e relaksimit dhe përgjumjes. Porlaktina është një hormon i komplikuar që bën gjithçka nga provimi i laktacionit deri në përgjumjen.
Ul stresin
Kontakti seksual lëshon hormonin që trupi të ndjehet më mirë. Orgazma lëshon një kimikate të trurit që rishikon sistemin e kënaqësisë dhe shpërblimit të trurit tuaj./GazetaShneta/