Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

8 rregulla të komunikimit me fëmijët

Jetë 12/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Caucasian father and son playing with alphabet blocks
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
  1. Bini në nivel të fëmijës

Gjithmonë flitni me fëmijën në nivelin e tij. Vogëlushët duhet gjithmonë ti përshtaten të rriturve dhe botës tyre, prandaj shpesh e kanë ndjejnën e mospërshtatshmërisë.Gjunjëzohuni ose uluni pranë tij që ta shikoni në sy përderisa flisni. Në këtë mënyrë i jepni të kuptojë që jeni të interesuar për atë se çfarë ka për të thënë.

  1. Bëhuni natyralë

Fëmija nuk do të ju kuptojë nëse gugasni, do të mendojë që kjo mënyrë e të folurit është e drejtë dhe do të mundohet të ju imitojë.

Bëhuni natyrale ndersa flisni me vogëlushin tuaj. Nuk keni nevojë që me dyvjeçarin tuaj të flisni sikur të ishte foshnje. Nëse ekzagjeroni gjestet tuaja dhe ndërroni lartësinë e zërit, fëmija sigurisht që do të ju imitojë dhe do të mendojë që ky lloj i të folurit është normal.

  1. Bëhuni të durueshëm

Bëhuni të durueshëm, sepse fëmijët e vegjël ndoshta nuk munden që të tregojnë aq shpejt se çfarë mendojnë, çfarë duan apo çfarë ndjejnë sikurse të rriturit. Shpesh ndodh që fëmijët të belbëzojnë kur dëshirojnë që të thonë diçka shpejtë, për këtë i thuani me qetësi dhe me durim që të flasë më ngadalë, sepse keni mjaft kohë që ta dëgjoni.

  1. Gjeni kohë për fëmijën tuaj

Gjithmonë gjeni kohë që ta ndëgjoni fëmijën tuaj kur dëshiron diçka të ju tregojë, madje edhe nëse jeni në punë, e cila mund të presë natyrisht. Kur e ndëgjoni fëmiun me interesim, e stimuloni të shprehë mendimet dhe idetë e tij.Gjithashtu, mund të mësoni shumë gjëra se si e shikon botën fëmiu juaj dhe tiparet që e mbizotërojnë atë, gjë që mund të ju ndihmojë në edukimin e tij.

  1. Mundohuni ta kuptoni fëmijën tuaj

Ndonjëherë do ta keni të vështirë për të kuptuar se çfarë dëshiron fëmija tju tregojë, sidomos kur sapo ka filluar komunikimin. Është e rëndësishme që ti bëni me dije fëmiut që jeni të interesuar të dini se çfarë po ju tregon po që nuk po e kuptoni. Nëse iu spjegon me duar apo ju tregon se çfarë dëshiron, përsëritini disa herë emrin e objektit që dëshiron, para se ti plotësoni dëshirën.

  1. Mësoni të ndëgjoni fëmijën tuaj

Fjalët dhe reagimet janë shumë të rëndësishme, prandaj mos reagoni me nënqeshje në intereset apo bëmat e fëmiut por mundohuni ti kuptoni. Edhe nëse ju duket që diçka që ju tregon fëmiu është pa rëndësi apo pa kuptim, mësoni ta ndëgjoni, sepse në mesin e shumë informacioneve mund të fshihet ndonjë shumë e rëndësishme.

  1. Vëzhgoni fëmijën ndersa komunikon me fëmijët tjerë

Vëzhgoni fëmijen se si komunikon me fëmijët tjerë. Asnjëherë mos e ndërpritni bisedën e tyre (vetëm nëse vjen deri te konflikti), ndërsa nëse vëreni që fëmija nuk di të thotë ndonjë fjali apo ka belbëzuar, mundohuni që më vonë në shtëpi ta përmirësoni.

  1. Dëgjoni mendimin e fëmijës tuaj

Ne fillim pyeteni për mendimin, se çfarë dëshiron të hajë, me çfarë të luaj, ndërsa më vonë flisni për ndjenjat. Sigurisht në fillim nuk do ti kuptojë fjalët, por do ti ndjejë mirë emocionet, prandaj nuk do të befasoheni se sa mirë e kupton ndjenjën pozitive dhe negative.Në këtë mënyrë fëmija që i vogël mësohet të shprehë se çfarë ndjen dhe të mos turpërohet nga kjo gjë./bebaime/

Artikulli paraprakSi duhet të veproni kur fëmija godet dhe kafshon veten
Artikulli i rradhës Anët e mira dhe të këqija të kontraceptivëve

Ju sugjerojmë

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksina HPV e ul pothuajse në zero rrezikun e vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës para moshës 30-vjeçe

18/06/2026 Jetë

Nuk është kurrë vonë për terapi: Pse gjithnjë e më shumë të moshuarit po gjejnë qetësi në moshën e tretë?

18/06/2026 Jetë

Pilulat kontraceptive mund të rrisin rrezikun e ngrënies së pakontrolluar te disa gra

18/06/2026 Jetë

Kolonoskopia mbetet metoda më efektive për zbulimin dhe parandalimin e kancerit të zorrës së trashë

18/06/2026 Jetë

Gratë mund ta ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës duke ngritur pesha

18/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.