Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

8 truke të bukurisë që do t’ju lehtësojnë jetën

Femina 25/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk të del kurrë koha për rutinën e zbukurimit dhe sidomos në mëngjes. Për këtë arsye kur një produkt bukurie mbaron të duket sikur ka ndodhur një katastrofë e vërtetë.

Por mos u shqetësoni, pranoni sfidën e zëvendësimit të produkteve të bukurisë që ju mungojnë me ato që i keni në shtëpi dhe do të habiteni edhe vetë nga ndryshimi.

Më poshtë ju tregojmë 10 truke të bukurisë që ju kursejnë kohë, para ose të dyja bashkë.

1.Pudër bebesh+ tharëse flokësh = shampo e thatë1

Mund ta bëni vetë me niseshte misri, sodë buke dhe argjilë të bardhë, ose të përdorni pudrën e blerë të bebeve. Sa herë që keni një nevojë ekstreme për të larë flokët tuaj, thjesht pastrojini ato me këtë përzierje.

2.Pambuk + furçë rimeli për vetulla dhe qerpikë të dendur
2

Merrni pak pambuk dhe nga ana tjetër lyeni qerpikët. Merrni një furçë tjetër dhe rrotullojeni tek pambuku. Më pas rrotullojeni edhe tek qerpikët apo vetullat. Pasi keni vënë këto “zgjatime”, lyejini edhe njëherë në mënyrë që ato të mos duken fare.

3.Lëkura e lagur + parfum = aroma afatgjatë
3

Përveç aplikimit të parfumeve në zona specifike të trupit, është e rëndësishme që parfumi të përdoret menjëherë pas dushit, ndërsa lëkura është ende e lagur. Kjo do ta zgjasë dukshëm efektin.

4.Lëkura e lagur + produkte për kujdesin e lëkurës = Do të shtohet absorbimi i përbërësve
4

Lani fytyrën tuaj dhe menjëherë aplikoni produktet e kujdesit të lëkurës, pa pasur nevojë ta fshini atë. Në këtë mënyrë, poret janë më të hapura në krahasim me momentin kur lëkura nuk është e lagur.

5.Birra për flokët
5

Provoni të lani flokët me birrë. Disa përjetojnë një efekt me shkëlqim ndërsa të tjerët pretendojnë se struktura e flokëve bëhet më e shëndetshme.

Shënim: Nuk rekomandohet që të përdorni këtë truk në vend të shamponit ose kondicionerit të flokëve në baza të rregullta. Gjithashtu, njerëzit që kanë humbje të flokëve nuk këshillohen që ta provojnë këtë.

6.Alkool + lugë = rregullim i tonit të syve
6 - Copy

Hidhni pak alkool në një enë, përziejeni me një lugë dhe merrni makiazhin e syve të thatë. Pjesët e copëtuara do të ngjiten dhe ju do të merrni një ton sysh si të re. E njëjta gjë mund të bëhet edhe me bronzerin dhe pluhurin e fytyrës.

7.Kondicioner i zakonshëm i flokëve + ujë = llak flokësh
7
Kombinoje kondicionerin (balsamin) e flokëve me ujë në një raport 1: 1 dhe mbushni një shishe llaku. Tani ju mund të aplikoni kondicionerin pa i larë flokët tuaj paraprakisht.

8.Pluhurat në shtëpi + kuti bronzeri i përdorur = bronzer i ri
8

Merrni 1lugë çaji kanellë, 1 lugë çaji pluhur kakao, arrëmyshk dhe miell. Përziejeni mirë. Në rast se nuk ju pëlqen ngjyra, luani me përmasa deri sa të arrini tonin e dëshiruar. Dhe ja ku keni krijuar një bronzer natyral, të shëndetshëm dhe aromatik.

Artikulli paraprakKëtë verë, mos bëni më të njëjtin gabim me kremin e diellit!
Artikulli i rradhës Gratë e kthyera nga Siria dyshohet se janë të prekura nga malaria

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.