Gjatë gjithë pandemisë Covid-19, ne kemi mësuar se koronavirusi sulmon shumë më tepër sesa thjesht sistemi juaj i frymëmarrjes.
Ka simptoma të virusit që prekin gjithçka, duke filluar nga goja juaj e deri tek trakti juaj tretës shkruan burimi BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Tani, një studim i ri i botuar në ‘Journal of the American Medical Association’ (JAMA) të fushës së kardiologjisë thuhet se gati 80 përqind e pacientëve me Covid kanë patur dëmtime të zemrës.
Hulumtimi, i cili u krye nga Spitali Universitar i Gjermanisë – në Frankfurt, u ekzaminuan skanimet MRI të 100 pacientëve të diagnostikuar me Covid-19, shumica e të cilëve ishin përndryshe të shëndetshëm dhe në moshat 40-50 vjeç.
Skanimet treguan se 78 përqind nga pacientët kishin shenja të dëmtimit të zemrës. Për më tepër, 60 përqind e pacientëve treguan shenja të inflamacionit.
Studiuesit thonë se këto zbulime befasuese demonstrojnë nevojën për “hetim të vazhdueshëm të pasojave kardiovaskulare afatgjata të Covid-19”. /Gazeta Shneta/