Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja se çfarë të bëni nëse fëmija juaj refuzon të shkojë në shkollë

Jetë 02/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpeshherë fëmijët e vegjël nuk kanë dëshirë të shkojnë në kopësht ose në shkollë, por ja si mund të bindni fëmijën tuaj që të shkojë në shkollë.

Tregoni hapat

Kur fëmijët e dinë se çfarë do të ndodhë, janë më të sigurt dhe më të qetë. Tregojuni atyre paraprakisht ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë.

Merrni me vete një lodër

Një lodër e preferuar me vete bën fëmijët që të humbin mendjen apo të qetësohen.

Mbani një orar strikt

Mundohuni të vendosni orare fikse kur e çoni dhe kur e merrni fëmijën nga kopshti. Kjo strukturë ndihmon fëmijën të organizohet dhe të krijojë siguri tek familjarët.

Putheni dhe ikni

“Mos ikni fshehurazi!” thonë ekspertët “sepse kështu fëmija mëson të mos ketë besim tek ju”. Thoni “mirupafshim” pastaj ikni.

Çlironi stresin

Prindërit ndonjëherë ndjehen në faj që po i lenë fëmijët në kopsht dhe fëmijët mund ta ndjejnë këtë ankth. Prindërit duhet të jenë ata që të tregohen të qetë fillimisht që dhe fëmija të jetë i qetë.

Mos kërcënoni

Kërcënimet rritin më shumë stresin tek fëmija, ndaj hiqini ato fjalitë “nëse qan përsëri sot…”. Mundohuni ta kuptoni dhe ta ndihmoni fëmijën tuaj në këtë përvojë.

Shmangni rryshfetet

“Nëse nuk qan, do të të sjell akullore kur të të marr”. Kjo mund të funksionojë ditën e parë, por më pas fokusi është te akullorja dhe çdo ditë fëmija pret të njëjtën gjë.

Mbylleni mirë

Kur e merrni fëmijën nga kopshti, tregojini vështirësitë e mëngjesit dhe përgëzojeni që ia doli të qëndronte mirë në kopsht.

Konsideroni ndonjë ndryshim

Nëse i keni provuar të gjitha dhe fëmija juaj vazhdon të qajë, atëherë mund të ketë ndonjë problem lidhur me kopshtin. Konsideroni mënyrën e komunikimit të mësueses dhe grupin e fëmijëve./bebaime/

 

Artikulli paraprak‘Nëna vrasëse’ fotoja që po çmend rrjetet sociale
Artikulli i rradhës 41 nëna kosovare kanë lindur në Siri, një fëmjë ka vdekur

Ju sugjerojmë

Substancat gjatë shtatzënisë rrezikojnë zhvillimin e fetusit, paralajmërojnë ekspertët

22/06/2026 Jetë

Tërshëra, avokado dhe mente: Studime të reja për ndikimin e tyre në diabetin e tipit 2

22/06/2026 Jetë

Litiumi në doza të ulëta si shpresë e re për trajtimin e Alzheimerit

22/06/2026 Jetë

Vaksina e herpesit lidhet me ulje të rrezikut të demencës tek të moshuarit

22/06/2026 Jetë

Shumë pacientë me sëmundje të veshkave nuk arrijnë deri te lista për transplant

22/06/2026 Jetë

Studim: Suplementet me vaj peshku nuk parandalojnë sëmundjen e Alzheimerit

22/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.