Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënat që flenë me fëmijën në krah, kujdes

Këshilla për shtatzëna 05/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindroma e vdekjes së hershme të foshnjëve është duke shkuar në rritje viteve të fundit.

Një nga faktorët dhe shkaktarët e këtij fenomeni, mund të jetë edhe fjetja me foshnjën, e pozicionuar në krah.

Një grua, në portalin Daily Mail, kishte rrëfyer tmerrin që i kishte ndodhur përderisa e kishte praktikuar një gjë të tillë me foshnjën e saj.

Gruaja ndihet shumë keq në lidhje me atë që ka ndodhur teksa tregon se ishte duke fjetur gjumë në kolltuk me vogëlushin Leo sipër kraharorit të saj (gjë që e bëjnë shumë nëna për ta bërë fëmijën të ndihet më i qetë). Bebi kishte 3 ditë që kishte ardhur në jetë dhe nëna tregon se ishte bashkëshorti i saj që e zgjoi në momentin që pa se fëmija kishte ndryshuar ngjyrën e lëkurës. Me urgjencë kanë shkuar në spital dhe mjekët janë munduar ta shpëtojnë duke e risjellë në jetë për pak minuta. Dëmtimet në tru do të ishin të rënda për shkak të mungesës së oksigjenit dhe më pas vjen lajmi fatal.

“Nuk kishte kaluar më shumë se 1 orë nga momenti që më zuri gjumi dhe ishte e dhimbshme kur mësova se vogëlushi kishte një problem. U drejtuam në spital me urgjencë. Në fund u detyruam ta hiqnim nga priza atë pajisje që e mbajti në jetë disa minuta. Ishte e dhimbshme të humbje një fëmijë, ishte e dhimshme edhe të kuptoje se njerëzit të shikonin në një mënyrë ndryshe, në një mënyrë të tillë sikur më bënin me faj. Shumë prindër kanë bërë komente nga më negativet dhe madje disa kanë guxuar të hedhin mbeturinat e tyre ne oborrin e shtëpisë ndërsa vajza më e rritur Scarlett ka qënë duke luajtur”, shprehet me keqardhje nëna. Të gjitha këto reagime pasi kanë lexuar në gazetë në lidhje me vdekjen e vogëlushit Leo dhe tashmë ajo kërkon që të gjithë të mësojnë atë që ndodhi./Pernenat/

Artikulli paraprakGratë që kanë kryer seks oral gjatë shtatzënisë, duhet ta lexojnë këtë patjetër
Artikulli i rradhës Rrëfimi i modeles në lidhje me efektet anësore që shkakton silikoni

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.