Fotografia e një nëne me qumështin e saj të gjirit ka shokuar të gjithë përdoruesit e internetit dhe jo vetëm nënat.
Mallory Smothers kishte vërejtur një ndryshim nga qesja e saj me qumësht gjiri që e kishte lënë të Premten në mëngjes për dallim me atë që e kishte lënë gjatë natës të Enjten. Ky është një fakt magjik që ajo e ka zbuluar rreth qumështit të gjirit.
Në profilin e saj në Facebook ajo kishte treguar se si ajo i kishte dhënë bebes së saj të pinte qumësht çdo dy orë gjatë natës. Ajo nuk e kishte kuptuar këtë deri në mëngjesin e të premtes kur kishte parë se vajza e saj ishte irrituar dhe po teshtinte shumë, gjë të cilën ja la fajin të ftohtit.
Kjo pasiqë kur bebeja ushqehet me gji, krijohet një vakum në thithkën e nënës në të cilin hyn pështyma e bebes. Nëse receptorët e nënës identifikojnë patogjene në pështymën e bebes, trupi i nënës e ndryshon kompozimin imunologjik të qumshtit të gjirit dhe prodhon antibiotikë për ta mbrojtur.
Për këtë arsye, qumshti i ditës së nesërme dukej me ngjyrë më të errët, pasiqë trupi e mbushë me leukocite dhe anti-trupa që ta mbrojnë të posa lindurin nga sëmundjet.
A nuk është e mrekullueshme?