Sjellja e fëmijës së dytë në shtëpi nuk është e njëjta ndjenjë, sikur se kur është sjellë fëmijë i parë.
Gjithsesi, që të dy fëmijët keni pasur kohë mjaftueshëm për ta njohur njëri tjetrin,shkruan Babyology, transmeton Gazeta Shneta
Edhe pse është diçka e bukur se fëmija dëshiron t’iu ndihmojë dhe ta duaj vëllaun apo motrën e vogël, mund të jetë paksa e rrezikshme në ditët e para, meqenëse këto ditë njihen si ato më të ndjeshmet të foshnjeve.
Megjithatë, nënat duhet t’i dinë dy gjëra në lidhje me marrëdhënien në mes fëmijës së parë dhe atij të dytit.
Këmbët, jo kokën
Të vegjlit kanë dëshirë të madhe që të shohin beben e vogël si një lodër eksploruese, duke i përkdhelur ata në të shumtën e rasteve. Meqenëse duart dhe pjesa e kokës është zonë e brishtë për t’u puthur dhe sistemi imunitar është i dobët, i thoni fëmijës që të fokusohet tek këmbët.
Asnjëherë mos i leni vetëm
Është e mrekullueshme t’i shihni fëmijët së bashku, duke e dashur njëri tjetrën, por të lënit vetëm nuk është zgjidhje./Gazeta Shneta/