Sëmundja e fruthit është rikthyer në shkallë të lartë në Kosovë gjatë muajve të fundit. Në muajin tetor kishte më së shumti raste në Klinikën Infektive në QKUK.
Vetëm gjatë këtij muaji në klinikën Infektive janë paraqitur deri në 16 raste në ditë. Deri më sot bilanci i të prekurve nga fruthi ka arritur rreth 1 mijë persona, ndërsa dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Drejtori i Infektivës, Dr. Hamdi Ramadani, ka bërë të ditur se raste ambulatore kanë qenë 434, ndërsa 519 kanë qenë hospitalore.
“Ambulatore kanë qenë 434 raste të trajtuara, ndërsa të shtrirë në klinikë kanë qenë 519 raste, të cilët kanë qenë me tablo klinike të rëndë dhe shumica edhe me ndërlikime të ndryshme”, ka thënë ai në një përgjigje për Indeksonline.
Në dhjetor është shënuar rënie e numrit të të prekurve nga fruthi. Ramadani ka treguar se janë 37 raste në trajtim, të cilat pritet të lirohen së shpejti.
Për më shumë mund të lexoni në “indeksonline.net”.