Nëna e tre fëmijëve diagnostikohet me kancer në çdo shtatëzani, ndërsa në të katërtin thotë se do ta abortojë
Bëhet fjalë për një nënë 33 vjecare që vjen nga Chicago, emri i së cilës është Lea Grover që rrëfen historinë e saj në lidhje me shtatëzanitë e saj që janë jo të zakonshme.
Ajo mendoi seriozisht që të abortojë fëmijën e saj kur pati një shtatzëni të frikshme herën e kaluar, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna e tre fëmijëve gjatë shtatzënive ka cdo herë një kancer malinje dhe kjo e vë në shtrat duke e përkeqësuar shëndetin e saj.
Edhe pse mjekët thonë se nuk ka ndonjë lidhje me shtatzëninë dhe kancerin e lëkurës, megjithatë kjo nënë ndjen se që të dyja janë të lidhura me njëra tjetrën.
Trajtimi i kësaj sëmundje gjatë shtatzënisë mund të jetë shumë i rrezikshëm për nënën dhe për fëmijën.
Gruaja nga Chicago rrëfeu historinë e saj në një blog ku tregonte për konfliktin e saj të brendshëm që nëse do të mbetet shtatëzënë prapë do të shikoj mundësinë e abortit./Gazeta Shneta/